LOS ANXHELOS - Aktori amerikan, Jack Klugman, i cili ka interpretuar në rolin e një mjeku në serialin e suksesshëm "Quincy" të publikuar në të gjithë botën, vdiq në moshën 90-vjeçare. Lajmi u bë ditur sot nga burime zyrtare vendase.

Aktori, i cili ishte diagnostikuar nga kanceri në fyt në vitin 1974, vdiq në banesën e tij në Los Anxhelos, pranë bashkëshortes së tij, Peggy.

Jack Klugman ka interpretuar gjithashtu në rolin e një gazetari sportiv në serialin "The Odd Couple", me të cilin fitoi dy Emmy Awards.
Ai gjithashtu ka marrë një "Emmy" për rolin e tij në serialin "The Defenders".

(atsh/ad.ti/shqiptarja.com)