Ndërron jetë Dr.Flori, Rama:
Lamtumirë miku im gjenial...

TIRANE - Lamtumirë miku im gjenial... Këto fjalë ka zgjedhur kryeministri Edi Rama pas ndarjes nga jeta të këngëtarit të njohur Floran Kondi, i njohur ndryshe si Doktor Flori nga të gjithë shqiptarët.

Kryeministri Rama ka bashkëpunuar me grupin "West Side Family" në kohen kur ka qene ne krye te Bashkise Tirane, me këngën "Tirona" e cila u kthye ne nje hit. Më pas ky bashkëpunim u pasua në vitin 2009 me këngën “Çohu”

Pas këtyre dy bashkëpunimeve me Ramën, vitin e kaluar Dr Flori prezantoi për publikun një këngë që kritikonte kryeministrin Rama, në kohën kur u ngjiz edhe koalicioni PS –LSI, me titullin "Zemerthyer".

Këngëtari i famshëm shqiptar u nda nga jeta mëngjesin e sotëm pasi pësoi takikardi.

 
Post by Edi Rama.

Nishani: U prehtë në faqe, artistët nuk vdesun kurrë
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka publikuar në faqen e tij zyrtare Facebook ngushëllimin dhe njëherazi keqardhjen për ndarjen nga jeta të këngëtarit të njohur, Florian Kondi, i njohur me emrin e artit "Dr. Flori".

"U prehtë në paqe, Doktor Flori! Artistët e kanë një fat. Ata kujtohen përjetë pasi arti nuk vdes kurrë", shkruan Presidenti Nishani. 

nishani fb

Tahiri: Ngushëllime për humbjen e një bashkëpunëtori dhe artisti
Edhe Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, gjatë seancës plenare për diskutimet lidhur me buxhetin e vitit 2015, u ndal tek ndarja nga jeta e këngëtarit të njohur Floran Kondi, i njohur si “Dr. Flori”. Në fjalën e tij ministri Tahiri shprehur ngushëllimet siç tha ai për një bashkëpunëtor të Ministrisë së Brendshme dhe të një personazhi të kulturës dhe muzikës shqiptare.

"Shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta për një bashkëpunëtor të Ministrisë së Brendshme, dhe për një personazh të rëndësishëm të kulturës e muzikës shqiptare, ngushëllime miqve e familjareve." tha Tahiri

Berisha: Humbëm një këngëtar të madh, Flori mbetet i gjallë në këngën e tij
Ish-kryeministri Sali Berisha ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të këngëtarit Floran Kondi, i njohur si Doktor Flori. Në faqen e tij në rrjetin social “Facebook”, shkruan se me ndarjen nga jeta të Doktor Florit në moshë të re, “humbim një këngëtar të madh”, ndërsa shton se “ai mbetet i gjallë në këngën e tij”
 
“Sot zi në këngën dhe muzikën tonë! Me Doktor Florin kemi humbur një këngëtar vërtet të madh, familja njeriun më të dashur. Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe fansave të panumërt të Doktor Florit. Ai mbetet i gjallë në këngën e tij! Ngushëllime!”, shkruan ish-kryeministri Sali Berisha.

berisha fb

Basha: Tronditës lajmi për ndarjen tragjike nga jeta të Doktor Florit
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të këngëtarit të njohur si Doktor Flori. Lulzim Basha, njëherësh edhe kryetar i Bashkisë së Tiranës, në faqen e tij në rrjetin social “Facebook” shkruan se ky është një lajm tronditës për të gjithë.
 
“Tronditës lajmi për ndarjen tragjike nga jeta të Doktor Florit. Ngushëllimet e mia familjes, miqve dhe fansave të tij, shkruan Basha.

basha fb

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti