Ndërron jetë gazetari
britanik Sër David Frost

Ndërron jetë gazetari<br />britanik Sër David Frost
LONDËR - Gazetari britanik, Sër David Frost ka ndërruar jetë në moshën 74-vjeçare. Frost është i njohur për intervistat e tij me Presidentin amerikan Richard Nixon. Vdekja e tij është njoftuar nga BBC dhe Al Jazeera ku ai kishte punuar së fundmi.

BBC-ja ka lëshuar një deklaratë të familjes në lidhje me vdekjen Frost dhe ka kërkuar privatësi gjatë ceremonisë së varrimit. Frost ishte të shtunën në një anije në det kur pësoi një atak në zemër. Ai ishte i martuar dhe kishte 3 fëmijë.

Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar edhe kryeministri Britanik, David Kameron. Në mesazhin e tij, thuhej se, "zemra dhe mendja ime është tek ju. Ai ishte një mik për mua dhe një intervistues i frikshëm".  
 
Redaksia online
(ac/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit