Një 49 vjeçar, i burgosur në burgun e Zaharisë, ka ndërruar jetë ditën e djeshme rreth orës 06:10, në spitalin e Krujës, pasi kishte shfaqur probleme kardiake. Për këtë ngjarje, për një polic të regjimit të brendshëm në burgun e Zaharias, 37-vjeçari me inicialet D.C, janë referuar materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, pasi akuzohet për shpërdorim detyre.
Dyshohet se polici në fjalë nuk ka lajmëruar doktotrin pas shqetësimit që ka shfaqur i dënuari.
/Shqiptarja.com
Dyshohet se polici në fjalë nuk ka lajmëruar doktotrin pas shqetësimit që ka shfaqur i dënuari.
Njoftimi i plotë i policisë:
“Më datë 05.11.2017 u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë për shtetasin D.C. 37 vjeç, banues në Fushë-Krujë, punonjës policie i regjimit të brendshëm në I.E.V.P, Zahari, Krujë, pasi më datë 05.11.2017, rreth orës 06:10, në spitalin e Krujës, ka ndërruar jetë shtetasi F.A. 49 vjeç, banues në Pogradec, i dënuar në I.E.V.P. Zahari, Krujë pasi ka shfaqur probleme kardiake. Po punohet për përcaktimin e shkakut të vdekjes. Neni 248 i Kodit Penal”
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com












