TRIESTE- Ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare astrofizikantja e njohur Margherita Hack. Ajo ishte shtruar në spitalin e kardiologjisë të Cattinara në Trieste, që prej një jave pasi kishte probleme me zemrën.
Hack ka lindur më 12 qershor 1922 dhe u diplomua në fizikë në vitin 1945.
Profesore e astronomisë në Universitetin e Triestes nga 1964-1992, ishte femra e parë që drejtoi Oservatorin Astronomik të Triestes.
Gjatë karrirës së saj shkencore ajo ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në kërkimin, zhvillimin dhe klasifikimin e disa kategorive të yjeve.
Gjithashtu ajo ishte angazhuar edhe në fushën e politikës me të majtën.
Margherita Hack është një prej mendjeve më brilante të komunitetit shkencor italian dhe emri i saj lidhet ngushtë me shkencën astrofizike botërore.
Ajo ishte anëtare e “Accademia Nazionale dei Lincei” në Romë, Unionit Ndërkombëtar të Astronomëve dhe e “Royal Astronomical Society”-it.
Redaksia Online
(l.ç/e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com