Ndërron jetë shkrimtari
meksikan Carlos Fuentes

Ndërron jetë shkrimtari <br />meksikan Carlos Fuentes
Shkrimtari meksikan, Carlos Fuentes, një nga eksponentët më të mëdhenj të letërsisë në gjuhën spanjolle, vdiq në moshën 83-vjeçare. Njoftimi është dhënë nga presidenti meksikan, Felipe Calderon. Autori gjendej i shtruar në spital prej kohësh.

I lindur në Panama më 11 nëntor 1928, Fuentes ishte i biri i një diplomati dhe kjo e çoi të jetonte që në vogëli në shumë vende të ndryshme të Amerikës Latine dhe në SHBA ku, siç ka thënë ai vetë, mësoi të dashuronte vendin e tij dhe të afrohej me letërsinë përmes veprave të Mark Tëain, Edmondo de Amicis dhe Emilio Salgari.

Ai ka qenë ambassador në Francë nga vitit 1972 deri në 1978 por më pas iu dedikua kryesisht letërsisë duke publikuar shumë ese dhe romane.

Në 2004 fitoi edhe çmimin Giuseppe Acerbi.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza