Përmes një postimi në Facebook, Basha, duke e cilësuar Ramën si një kryeministër të vjetër e parapa kohe, e akuzon se sipas tij po hedh baltë mbi atë që ai vetë lejoi, kur ishte Kryetar i Bashkisë së Tiranës.
Sipas Bashës, duke iu drejtuar Ramës si një bahçevan i keq, shprehet se ai nuk merret me problemet që ka vendi, por sipas tij me farën që mbolli vetë.
“Sa i vjeter dhe prapa kohe z. Kryeminister. Punepak e fjalelume. Ne bashki grindej per qeverine, ne qeveri grindet per bashkine. Nuk merret me punesimin, sigurine, ekonomine por si bahcevan i keq peshtyn faren qe vete mbolli.”shkruan Basha
Ditën e sotme, Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar ka nisur një aksion në zonën e Ali Demit në kryeqytet, ku janë parashikuar të shemben 600 objekte pa leje.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
