Drejtoresha e Përgjithshëm e Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit, Adelina Greca ka akuzuar sot vendorët  se kanë bërë shkelje të renda në dhënien e lejeve të ndërtimit. 

Në një dalje publike për media, ajo vlerësoi vendimin e Këshillit Kombëtar të Territorit, si një masë në kushtet e emergjencës që ndodhet në vend në këtë drejtim.
 
Sipas saj, në shumë raste vendorët në bashki e komuna kanë abuzuar me detyrën në dhënien e lejeve, pasi ato janë lëshuar pa respektuar ligjet, duke cënuar edhe zonat e mbrojtura. 

Ajo ka thënë se në ditët në vijim do të publikojë një sëre lejesh që janë të pavlefshme. 
 



Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)