Ndërtimi, 85% e firmave
pa punë, mungojnë investimet

Ndërtimi, 85% e firmave <br />pa punë, mungojnë investimet
TIRANË - Situata e ndërtimit është në ngërç të plotë. Vetëm 15 për qind e kompanive të sektorit parashikojnë të kryejnë investime në gjashtëmujorin e parë të 2012-ës, sipas Shoqatës së ndërtuesve. 85.4 për qind e bizneseve që operojnë në fushën e ndërtimit në vendin tonë deklarojnë se nuk kanë në plan asnjë lloj investimi, të paktën për gjashtë muajt e parë të vitit. Kjo shifër ka qenë 82 për qind para gjashtë muajsh. Bllokimi në sektorin e ndërtimit tashmë ka vite që vazhdon. Kjo është shkaktuar herë nga mungesa e lejeve të ndërtimit, herë nga korrupsioni dhe herë nga ekonomia informale. Bizneset e ndërtimit raportojnë, veç kësaj, se shkalla e shfrytëzimit të kapaciteteve ndërtuese në tremujorin e katërt të vitit 2011 ishte rreth 62.5%, rreth 4.6 pikë përqindjeje nën mesataren afatgjatë. Ndër faktorët kryesorë që pengojnë shfrytëzimin e kapaciteteve në ndërtim, bizneset vijojnë të vlerësojnë pamjaftueshmërinë
e kërkesës dhe kufizimet financiare.
Në tremujorin e katërt të vitit 2011, bizneset në ndërtim raportojnë për një rënie të lehtë të inventarëve të ndërmarrjeve. Megjithatë, gjendja financiare e tyre vijon të vlerësohet negative dhe në nivelet më të ulëta historike, e ndikuar në tremujorin e fundit dhe nga rënia e çmimeve. Nisur nga vlerësimet negative të aspekteve të ndryshme të situatës në ndërtim, bizneset në këtë sektor (rreth 82.2% e tyre) raportojnë se nuk kanë kryer investime të
reja në gjashtëmujorin e fundit. Rreth 71% e bizneseve që kanë kryer investime gjatë kësaj periudhe shprehet se ato kanë qenë kryesisht në pajisje teknologjike. Pritjet për aspekte të ndryshme të biznesit si prodhimi, kërkesa dhe punësimi në tremujorin e parë të vitit 2012 janë negative.
Prej kohësh është evidentuar shifra e 4 mijë apartamenteve që kanë mbetur pa shitur, si rezultat i rënies së fuqisë blerëse në vend dhe pakësimit të prurjeve valutore nga emigrantët. Por, kësaj situate për ndërtuesit i duhet shtuar edhe fakti që qeveria nuk po paguan për punët e kryera më parë shumë nga fitueset e tenderave të infrastrukturës, duke i vënë ato para vështirësive për likuiditet dhe për shlyerjen e kredive bankare të marra më parë.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi