Federata Shqiptare e Futbollit dhe qeveria shqiptare kanë nisur zyrtarisht punën për ndërtimin e stadiumit kombëtar ‘Arena Kombëtare’ me kapacitet 20 mijë vende me vlerë 50 milionë euro, ashtu sikur ishte parashikuar.
Pak ditë më parë teksa nisi studimi nga fillimi, përfaqësuesi i FSHF, Arben Dervishi deklaroi se projekti i stadiumit të ri do të pësonte disa ndryshime përsa i përket fasadave, jo kapacitetit duke nisur gjithcka thuajse nga zero.
Pas rrëzimit të projektit të parë edhe nisja e rrugës së re nuk duket e lehtë, pasi kompania italiane, që synon ndërtimin e stadiumit kërkon garanci financiare, por qeveria nuk pranon të japë asnjë garanci të tillë.
Për zgjidhjen e ngërçit po mendohen disa zgjidhje, një nga të cilat është edhe shitja e ambienteve të biznesit përpara fillimit të ndërtimit të projektit, por një gjë e tillë do të haste në kundërtinë e pronarëve.
Megjithatë me vendimin e qeverisë grupet e interesit do të kenë më tepër avantazhe për investime dhe mund të jenë më tepër të interesuara rreth investimit në këtë projekt.
Ndërtimi i stadiumit të ri nën emrin ‘Arena Kombëtare’ përpos objektivit të parë që është garantimi i një impianti modern për futbollin shqiptar do të ketë edhe intres në aspektin e biznesit, pasi do të ketë hapësira të konsiderueshme për shfrytëzim.
Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com