Objekti për Bar-Kafe që po ndërtohet brenda parkut të Butrintit ka shkaktuar debat, për faktin se po dëmtohet një zonë me vlera të rralla arkeologjike.  Ndërtimi po bëhet pranë një muri prehistorik, i cili daton në shekullin e 7-8 para Krishtit, në Akropolin e qytetit të lashtë të Butrintit, pranë Kullës Veneciane, e cila është më e larta në Butrint.  

Por sipas ministrisë së Kulturës, që është autoriteti përgjegjës për Parkun dhe për lejen e dhënë, kjo ndërtesë do të jetë me një strukturë të përkohëshme, edhe pse në pamje duket qëarë që ndërtesa po bëhet me elemente hekuri dhe beton. Paqartësia për funksionin dhe madhësinë e godinës që po ndërtohet brenda Parkut të Butrintit është ajo që bie në sy edhe pas reagimit zyrtar të Ministrisë së Kulturës. Si në deklaratën e ministrisë, por edhe në vendimet që përmenden në këtë deklaratë, nuk jepen detaje të projektit. 

Në lidhje me këto paqartësi dhe mungesën e informacionit lindin një sër pyetje që kërkoujnë përgjigje nga Ministria e Kulturës. 

- Çfarë nënkuptohet konkretisht me fjalët “Qendra Multifunksionale Shërbimesh?

- Sa do jetë e madhe Qendra dhe sa sipërfaqe do të mbulojë?

- Çfarë lloj shërbimesh konkretisht do ofrojë?

- Përdorim i betonit dhe tullave e dokumentuar nga filmimet televizive përputhet me projektin “të përkohshme” e autorizuar nga Ministria?

- Me cila kritere dhe procedura ligjore është përzgjedhur firma “Hako” që po ndërton Qendrën Multifunskionale?

- Sa do kushtojnë punimi i ndërtim-reabilitimit dhe kush po manaxhon të ardhurat te Qendra Multifunksionale?

- UNESCO u konsultua paraprakisht dhe e ka aprovuar projektin?

- Ku, kush dhe kur do ndërtohet Qendra SAL (Souvenir-Art-Libra)?

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com