Ndëshkimi: Tatimet
shpallin 140 falimentime
Administrata tatimore ka shpallur përfundimisht në faliment subjektin "Albatros Airways", që deri para pak vitesh ishte një ndër operatorët kryesorë të aviacionit civil në Shqipëri, por u godit nga qeverië Berisha dhe ish-ministri Basha për shkaqe politike, për presione ndaj ish-presidentit Alfred Moisiu.
Administrata tatimore ka shpallur përfundimisht në faliment subjektin "Albatros Airways", që deri para pak vitesh ishte një ndër operatorët kryesorë të aviacionit civil në Shqipëri, por u godit nga qeverië Berisha dhe ish-ministri Basha për shkaqe politike, për presione ndaj ish-presidentit Alfred Moisiu. Megjithatë, deri tani kjo ndërmarrje rezultonte aktive. Me shpalljen në proces falimentimi, pritet rruga për ta rimëkëmbur atë. Po kështu, është shpallur në faliment edhe klubi sportiv i futbollit të qytetit të Elbasanit, si pasojë e masave përmbarimore ndaj aksionerit kryesor të tij Arben Laze. Ndër kompanitë e falimentuara përfshihen shoqëri të kursim-kreditit në orikum, ndërmarrja e Kripës në Nartë, një ndërmarrje ndërtimi në Sarandë e zotëruar nga një qytetar egjiptian, një subjekt i shoqërimit me polici private të vlerave monetare me makina të blinduara në Vlorë, disa ujësjellës, ndërmarrja e ndërtimit të hidrocentralit të Banjës, që është ndërprerë prej shumë vitesh, etj.
Fillimi i procedurave të falimentimit bëhet në të gjitha ato raste, kur tatimpaguesi ka kaluar mbi 2 vjet i regjistruar me status pasiv në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit, ose kur tatimi i tij është deklaruar si i pambledhshem dhe kur veprimtaria e tij ka rezultuar me humbje për të paktën tre vite të njëpasnjëshme. Po kështu, shpallet në faliment subjekti kur nuk ka kryer veprimtari tregtare për një periudhe kohore të paktën dy vite të njëpasnjëshme, apo ka detyrime tatimore të papaguara për të paktën një periudhë kohore 2-vjeçare.
Deri tani, procedura e shpalljes në falimentim nga Tatimet është ndjekur shumë rrallë, por duket se ka qenë nevoja për të mbushur arkën e shtetit me të ardhura ajo që ka bërë të merren masa shtrënguese ndaj debitorëve afatgjatë.
(gk/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
36.6%
-
Jo
54.8%
-
Nuk e di
8.6%
Vota total: 533
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tragjedi në Egjipt, mbytet anija me 45 persona në bord në Detin e Kuq! 31 prej tyre janë turistë, të panjohura shkaqet
25 Nëntor, 12:36
-
Biznesmeni amerikan pro-Trump thur planin për të blerë tubacionet ruse të gazjellësit Nord Stream 2
25 Nëntor, 12:32
-
Kremlini: Putini gati për bisedime për paqe me Ukrainën
25 Nëntor, 12:12
-
Kosova po ndërton stacione të reja policore në veri, kryeministri Albin Kurti e konfirmon: Do shërbejë Policia Kufitare!
25 Nëntor, 12:11
-
Pilaf me pulë i mbështjellë në petë nga zonja Albana
25 Nëntor, 11:44
-
Tiranë/ Vrasja e 14 vjeçarit, shtohen efektivët e policisë në të gjithë shkollat e kryeqytetit
25 Nëntor, 11:41
-
Patëllxhanë të mbushur në shtrat salce nga zonja Albana
25 Nëntor, 11:38
-
Durrës/ Lëvizte me kanabis në makinë gati për shitje, në pranga 22 vjeçari
25 Nëntor, 11:34
-
Media italiane: Plani B i Melonit për qendrën e emigrantëve në Gjadër
25 Nëntor, 11:33
-
Integrimi, BE i kërkon Shqipërisë qëndrimin për Kapitullin 6! Pritet të hapet brenda vitit
25 Nëntor, 11:31
-
Misteri i zhdukjes së australianit në Valbonë/ Zbulohen detaje të reja, mesazhi i fundit me mikeshën e tij
25 Nëntor, 11:27
-
Çelet tregu i Krishtlindjeve në Berat! Qyteti i UNESCO-s, i magjishëm me ngjyrat e dritat festive
25 Nëntor, 11:26