Konkursi kreativ për të rinj “Born in the ‘90s: Explore the past, create the future”, i cili u shpall në fillim të muajit qershor kurorëzoi sot me sukses dhjetë fitues në kategoritë: Ese dhe letërsi, multimedia dhe arte figurative. Konkursi u iniciua nga Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë (IDMC) me mbështetjen e Ambasadës Gjermane dhe Ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë.
Në fjalën përshëndetëse, Jonila Godole, drejtore e IDMC, u shpresh se konkursi e arriti qëllimin e tij duke nxitur mbi 200 të rinj shqiptarë, të lindur në vitet 1990 të reflektonin mbi të shkuarën ish komuniste.
Zv/Ministrja e Mirëqënjes Sociale dhe Rinisë, Gentjana Sula, theksoi rëndësinë që kanë këto projekte që nxisin të rinjtë të jenë reflektues për të shkuarën dhe të tashmen e vendit.
Aktivitetin e përshëndeti dhe ambasadori gjerman, Hellmut Hoffman, i cili theksoi rëndësinë dhe domosdoshmërinë e projekteve të tilla në Shqipëri dhe tha se shteti gjerman do vazhdojë të kontribojë në projekte të tilla duke ofruar dhe përvojën e ngjashme gjermane.
Për fituesit u ndane smartphone. Juria përbëhej nga profesionistë nga fushat e artit, multimedias, filmit, fotografisë, eseistikës dhe letërsisë (Persida Asllani, Fatos Lubonja, Ardian Isufi, Eol Çashku, Bevis Fusha dhe Eno Popi).
Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com