Ndahet Cruise dhe Holmes, nis beteja për Surin

Ndahet Cruise dhe Holmes, nis beteja për Surin
Pas lajmit shokues që Tom Cruise dhe Katie Holmes po divorcohen, një betejë e madhe duket se do të nisë lidhur me faktin se kush do të ketë kujdestarinë e vajzës Suri. Tashmë po aq e famshme sa edhe prindërit e saj, 6-vjeçarja është në qendër të diskutimit se me kë do të qëndrojë, ndërkohë që ligjet janë në favor të nënës Katie. Menjëherë pasi lajmi u njoftua të premten në mbrëmje, "TMZ" sqaron se Katie 33 vjeç do të kërkojë kujdestarinë, si edhe një shumë prej Tom për mirërritjen e Surit. Suri është një vajzë që e pëlqen shumë modën dhe garderoba e saj edhe pse është ende një fëmijë kushton 3.2 milionë dollarë. Ajo i zgjedh vetë veshjet dhe pëlqen më shumë fundet dhe fustanet se sa pantallonat. Babai i saj Tom më parë ka deklaruar: Ajo ka dëshirë që të vishet vetë. Nuk më pëlqen t'i tregoj unë se çfarë duhet të veshë". Tom dhe Katie 'akuzohen' se e kanë llastuar vajzën e tyre, ndërsa të afërmit e tyre habiten nga mënyra se si është rritur ajo duke besuar se parimet e ndjekura janë në përputhje me doktrinën e Kishës së Shentologjisë.


Su/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi