Modelja e njohur Sylvie dhe futbollisti holandez Rafael van der Vaart janë ndarë.

Ky lajm është bërë i ditur nga mediat e huaja, ndërkohë që vetëm pak kohë më parë ai e kishte qëlluar bashkëshorten e tij.

Ndonëse Sylvie ishte shprehur se e kishte falur bashkëshortin e saj,  pak ditë më vonë u mësua se çifti do të ndahej.

Ata kanë së bashku një djalë të quajtur Damian dhe aktualisht Rafael luan me skuadrën e Hamburger SV në Gjermani.

Çifti është kurorëzuar në martesë në vitin 2005 dhe Damiani i vogël erdhi në jetë vetëm një vit më vonë.

Për shkak të famës, pamjes dhe karrierës së tyre çifti ka marrë dhe epitetin “Beckhamët e rinj”.

(xh.k/shqiptarja.com)