Ndahet nga jeta ambasadori
shqiptar në Poloni, Florent Çeliku

Ndahet nga jeta ambasadori<br />shqiptar në Poloni, Florent Çeliku
TIRANË - Ndahet nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Poloni, Florent Çeliku.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Punëve të Jashtme, e cila ka njoftuar se, “me hidhërim njoftojmë ndarjen e parakohshme nga jeta si rezultat i një sëmundje të rëndë të Ambasadorit të Përhershëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Poloni Florent Çeliku”

Në mesazh thuhet se, MPJ i shpreh ngushellimet më të sinqerta familjes dhe të afërmve. Është bërë e ditur se, në nderim të Çelikut nesër nga ora 13:00-14:00 kryhen homazhet në ambientet e Ministrisë së Jashtme.
 
KUSH ISHTE AMBASADORI SHQIPTAR NE POLONI:
Ambasadori Florent Celiku ishte anetar i Sherbimit te Jashtem te Shqiperise qe nga viti 1992 dhe ka graden me te larte personale Diplomatike: Minister Fuqiplote. Ambasadori Çeliku eshte lauruar ne Akademine Diplomatike te Vjenes me konvalidimin e nivelit Master dhe ne Foreign Service Institute (Departamenti i Shtetit-SHBA).
 
Ai ka bashkepunuar intensivisht me institucione prestigjioze shkencore, kulturore, arsimore shqiptare dhe te huaja, perfshi Akademine e Shkencave te Shqiperise, universitete shqiptare, institucione polake, austriake, franceze. Perpara vitit 1992, ka punuar ne Akademine e Shkencave, Instituti i Gjuhesise dhe pedagog i jashtem ne UT, Fakulteti Filologjik.
 
Para se te emerohej Ambasador i Jashtezakonshen dhe Fuqiplote i Republikes se Shqiperise ne Poloni, Ukraine, Lituani, Estoni dhe Letoni, Ambasadori Çeliku ka mbajtur postin e Zv. Minstrit te Puneve te Jashtme.
 
Gjate karieres se tij te gjate diplomatike Ambasadori Florent Çeliku ka pasur rastin te kontribuoj aktivisht ne ngjarje te rendesishme te diplomacise shqiptare si ne vijim:
 
 Anetar zyrtar i delegacionit shqiptar per zgjidhjen e ceshtjeve te mbartura Shqiperi –SHBA ( si drejtues Sektori i SHBA ne MPJ).
 
Kontribut ne sistemimin ne kampe, furnizime ne ushqime dhe ne literature shqip per refugjatet kosovare; dhe kujdesin per 1032 refugjate kosovare ne Poloni gjate luftes ne Kosove (si Konsull ne Ambasaden Varshave).
 
Themelues i Zyres se OSBEse ne MPJ (bashkekoordinator diplomatik ne shoqerimin dhe koordinimin e misionit te Z. Vranicki ne Shqiperi).
 
Themelues dhe Koordinatori Kombetar Shqiptar i Programit te Trashegimise Kulturore per vendet e Evropes Juglindore ne Keshillin e Evropes(si Drejtues i Sektorit te KE ne MPJ).
 
Koordinator Kombetar i Programit te anetaresimit te Shqiperise ne NATO-Cikli 7, gjate cilit jane permbushur praktikisht angazhimet e Shqiperise ndaj organizates ( si ZvMinister profesionist i Puneve te Jashtme ne MPJ).
 
Hap cilesor ne bashkepunimin ekonomik Shqiperi-Poloni: nenshkrimi dhe implementimi vit pas viti i Programit te Bashkepunimit Ekonomik ne Varshave dhe Forume te zgjeruara biznesi ne dy vendet, si dhe 20 000 turiste polake ne Shqiperi ne cdo vit( si Ambasador i Shqiperise ne Poloni).
 
Me pranine e trupit diplomatik ne Varshave, i eshte akorduar Cmimi i Pare i MPJ polake per vitin 2008, si Ambasadori Njohes i Polonise dhe perseri Cmimi i Dyte per vitet 2009-2010 (Ambasador ne Varshave). Eshte anetar nderi i disa forumeve joqeveritare kulturore dhe shkencore ne Poloni, eshte mbartes i dhjetera certifikimeve, falenderimeve “per Nderim” dhe “Merite” nga personalitete, organizata shqiptare dhe te huaja pergjate veprimtarise se tij diplomatike.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Vrasja e 14 vjeçarit, shtohen efektivët e policisë në të gjithë shkollat e kryeqytetit

Tiranë/ Vrasja e 14 vjeçarit, shtohen efektivët e policisë në të gjithë shkollat e kryeqytetit