Është ndarë sot nga jeta eksperti i edukimit dhe promocionit shëndetësor në ISHP, Engjëll Mihali.
Lajmi është bërë i ditur nga ISHP, nëpërmjet një postimi në Facebook, por nuk bëhen me diej shkaqet e ndarje së tij nga jeta, Engjëll Mihali punonte në ISHP që nga viti 2002.
"Një lajm i trishtë për stafin e ISHP-së: Sot është ndarë nga jeta Engjëll Mihali, ekspert i edukimit dhe promocionit shëndetësor.
Z. Mihali punoi në ISHP që prej vitit 2002 dhe drejtoi për gati një dekade Departamentin e Edukimit dhe Promocionit Shëndetësor. Ai u dallua për mendimin kritik dhe frymën e bashkëpunimit me koleget e tjerë dhe do të kujtohet gjithmonë për përkushtimin, korrektesën dhe seriozitetin në punë.
Edhe pse do të na mungojë fizikisht, Engjëlli do të jetë mes nesh përmes punëve që ka lënë pas dhe kujtimeve të shumta. Lamtumirë kolegu ynë i dashur! Të qoftë i lehtë dheu!", thuhet në njoftimi e ISHP.