Ndahet nga jeta Frank Sinatra J

Ndahet nga jeta Frank Sinatra J
Ndahet nga jeta i biri i legjendës së muzikës Frank Sinatra. Sinata Junior  kishte një karrierë të gjatë muzikore e fatëkeqësisht u nda nga jeta këtë të mërkurë në moshën 72 vjeçare. Lajmin e bëri të ditur menaxheri i tij, Andrea Kauffman cili shtoi se ai ndërroi jetë në një spital, në Daytona Beach, Florida, ku do të mbante një koncert.

Nancy Sinatra shkroi në profilin e saj të “Facebook”-ut pak më vonë se vëllai i saj ndërroi jetë pas një ataku kardiak. 

Frank Sinatra Jr ndoqi rrugën e të atit në muzikë, ndërsa më vonë u bë edhe dirigjent. Ai u rrëmbye nga anëtarë të një bande kur ai ishte 19 vjeç në një kazino në Lake Tahoe. Babai i tij, Frank Sinatra, pagoi 240,000 dollarë për lirimin e djalit të tij, por shuma e parave iu kthye pas arrestimit të autorëve.

Redaksia online
(shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Noizy në kërkim nga autoritetet e Kosovës, Stresi tregon si nisi sherri: Ai na shan nga familja, unë nuk jam servili i askujt

Noizy në kërkim nga autoritetet e Kosovës, Stresi tregon si nisi sherri: Ai na shan nga familja, unë nuk jam servili i askujt