Ndahet nga jeta gjenerali Naim Muhaj, 'Legjenda' e Ishullit të Sazanit

Ndahet nga jeta gjenerali Naim Muhaj, 'Legjenda' e Ishullit të Sazanit

Komandanti Naim Muhaj është ndarë nga jeta mëngjesin e sotëm në Tiranë në moshën 82-vjeçare. Muhaj njihej si "Legjenda" e Ishullit të Sazanit dhe “Komandant i të gjitha rangjeve ushtarake” për shkak të detyrave të larta që ka mbajtur gjatë viteve të shërbimit të tij.

Ai mbylli sytë përgjithmonë mëngjesin e sotëm në orën 00:21, ndërsa homazhet në nderim të tij do zhvillohen sot, datë 27.05.2021 ora 11.30 – 13.30, ndërsa përcjellja për në banesën e fundit bëhet në orën 14.00 në varrezat e Sharrës.

Prej vitit 2018, komandant Naim Muhaj mbante dhe titullin “Qytetar Nderi” i Tepelenës, zonë nga e cila ishte dhe me origjinë, me motivacion “ Për kontributin dhe cilësitë e larta të tij si kuadër i devotshëm në funksionin e çështjes së madhe të atdheut duke rritur kështu emrin e krahinës së Lopësit.”

Komandant Muhaj, pas daljes në pension u bë një zë i fortë për mbrojtjen e të drejtave të ish-ushtarakëve dhe për gjallërimin e aktivitetit të tyre.

Muhaj kreu studimet e larta në Akademinë Ushtarake në vitet 1957- 1960, pas të cilave u titullua me gradën Oficer. Më pas shërbeu në ishullin e Sazanit, në bazën ushtarake të gjirit të Vlorës dhe në shkollën e Instruksionit të Korpusit të Fierit deri në vitin 1969.

Për dy vitet në vazhdim kreu studimet në Akademinë Ushtarake. Në 8 vitet në vijim, Muhaj u emërua dhe shërbeu si komandant i ishullit të Sazanit. Në vitet 1979-1982 u emërua komandant i Korpusit të Tiranës dhe nga viti 1983 deri në vitin 1986, shërbeu si komandant i Divizionit në Lushnjë. Në vitin 1986 u dënua për motive politike, ku vuajti dënimin deri në vitin 1990, vit kur mori pafajësinë dhe filloi punë sërish në Ushtri, si Inspektor i Ministrit të Mbrojtjes, detyrë që e kreu deri në moshën e daljes në pension, në vitin 1999.

Komandant Naimi në ishullin e Sazanit ka punuar 15 vjet. Për herë të parë ka shkelur në vitin 1960. Karrierën ushtarake e ka nisur komandant toger, duke qëndruar 7 vite në këtë detyrë. Kur mbaroi Akademinë, kthehet përsëri në këtë njësi, por në funksionin e komandantit, detyrë që e kreu për 8 vite.

I.K/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Festat sjellin trafik të rënduar në Tiranë, eksperti: Semaforët e shumtë bllokojnë qarkullimin, duhen mbikalime! Shoferët nuk zbatojnë rregullat

Festat sjellin trafik të rënduar në Tiranë, eksperti: Semaforët e shumtë bllokojnë qarkullimin, duhen mbikalime! Shoferët nuk zbatojnë rregullat