Ka ndërruar jetë, sot (24 nëntor 2023) në moshën 73 vjeçare 'Mjeshtri i Madh' i humorit Zef Deda. Ai prej pak kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë. Deda ka ndërruar jetë në Shkoder, ndërsa pritet qe ceremonia e percjelljes për në banesen e fundit të behet të shtunën, kur edhe do të mbahen homazhet në teatrin Migjeni.
Zef Deda, një nga komedianët më të mirë të Shqipërisë, i cilësuar edhe si Charlie Chaplin i Shqipërisë. Lindi në Shkodër më 27 korrik 1950. Eshtë shkolluar në qytetin e tij të lindjes, dhe në politeknikumin e ndërtimit në Tiranë. Fillon shkollën e lartë për gjuhë – letërsi, por nuk e mbaron dot për arsye shëndetësore. Ka punuar për më shumë se 40-vite në Teatrin Migjeni të Shkodrës. Talenti i tij spikat që në moshë të vogël. Me një shkathtësi dhe me një plastikë të shkelqyër psiko-fizike ai arrine të realizojë qindra figura artistike.
Prandaj dhe është mjaft i dashur për publikun shqiptar, sidomos atë Shkodran. Pas një shkeputje prej 6 vitesh, për shkak te emigrimit jashtë atdheut, ai kthehet në vitin 1996 në Shqipëri për të ushtruar profesionin e aktorit, të cilin e vazhdon me shumë sukses. Zef Deda është i martuar me Rozina Dedën dhe ka dy djem, Julian Deda dhe Marjan Deda. Zef Deda gjithashtu ka interprertuar edhe shumë komedi si: “Vëllai nga babai”, “Kollovari”, “Big Brother Shkodra 1”, “Big Brother Shkodra 2”, etj.
Mes shumë artistëve që shprehën ngushëllimet dhe vlerësimin për Zef Dedën, mjeshtrin e madh të humorit është edhe Luiz Ejlli.
Në një postim në ‘Instagram’, Luizi e kujton aktorin e madh si një pasuri të paçmuar të vendit, ndërsa shprehu ngushëllimet për të afërmit dhe familjarët.
“Humbje e madhe jo vetëm për familjen e të dashurit të zemrës por për çdo shqiptar. Pata fatin që të njoha e u rrita me humorin tënd Zef. Ke lënë një pasuri të paçmuar dhe emri yt do të jetojë në të gjitha kohërat. Pusho i qetë atje lart!”, shkruan ai.
SHKODËR - Legjenda e humorit shqiptar, shkodrani Zef Deda u nda sot nga jeta në moshën 73-vjeçare pas një sëmundje të rëndë. Klubi i Futbollit Vllaznia ka nderuar figurën e Dedës, duke bërë homazhe para ndeshjes kundër Laçit, e cila filloi pasditen e së premtes në "Loro Boriçi". Një fotografi me imazhin e Zef Dedës ishte në fushë, me lojtarët dhe tifozët që kanë bërë nderime. Sfida nisi edhe me një minutë heshtje për Raphael Dwamenan, ish-kapiteni i Egnatias i cili u nda nga jeta më 11 nëntor në fushë gjatë takimit Egnatia - Partizani për javën e 13-të në Superligë.
Aktori Julian Deda ka reaguar pas ndarjes nga jeta të ‘mjeshtrit të madh’ të humorit Zef Deda. Në një postim të bërë në faceboook, Julian Deda njofton se homazhet do të mbahen ditën e nesërme dhe më pas përcjellja për në banesën e fundit në varrezat e Rrmajit.
Postimi i Julian Dedës:
Me dhimbje të thellë, ju njoftoj për ndarjen nga jeta të babait tim, Zef Deda.
Homazhet do bëhen neser (e Shtune, 25 Nentor) në hollin e Teatrit "Migjeni", qe ishte edhe shtepia e tij e dytë, duke filluar nga ora 09:00. Pas homazheve, në orën 13:00, kortezhi niset për meshën e dritës, më pas percjellja për në banesen e fundit, në varrezat e Rrmajit.
Mesazhe të shumta ngushëllimi u përcollën sot ndërsa u mësua lajmi se u nda nga jeta në moshën 73-vjeçare Mjeshtri i Madh i humorit, Zef Deda.
Kryetarja e Kuvendit thotë se kultura shqiptare humbi artistin e merituar.
“Sot kultura shqiptare humbi Artistin e Merituar, Mjeshtrin e Madh, humoristin e shquar, ndër më të mëdhenjtë e Shqipërisë, Zef Dedën. Për rreth gjysëm shekulli, personazhet që solli në skenën dhe komedinë shqiptare Zef Deda janë bërë pjesë e humorit dhe e jetës së shqiptarëve. Me krijimtarinë dhe rolet e tij Zefi është bërë një figurë emblematike dhe alter ego e personazheve të paharruar të humorit shqiptar.U prehsh në paqe, Zef!”-shkruan znj. Nikolla.
Margariti: Shqipërisë sot iu shua një buzëqeshje
Ministrja e Kulturës, Elva Margariti në mesazhin e saj për ndarjen nga jeta të aktorit të njohur të humorit, Zef Deda shkroi në rrjetet sociale se Shqipërisë sot iu shua një buzëqeshje, një dritë që na ndriçonte në kohë të errëta! “U prehsh në paqe Zef Deda!”, shkruan ministrja Margariti.
Veliaj: U prehsh në paqe Mjeshtër i Madh
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Mjeshtrit të Madh, aktorit të humorit Zef Deda.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj e cilëson Zef Dedën emblemë të humorit shqiptar. “Fort i trishtueshëm lajmi për ndarjen nga jeta të emblemës së humorit shqiptar, aktorit Zef Deda. U prehsh në paqe Mjeshtër i Madh”, u shpreh Veliaj.
Zef Deda u nda sot nga jeta në Shkodër, në moshën 73-vjeçare. Ai vuante prej pak kohësh nga një sëmundje e rëndë.
Shkodra në veçanti por dhe e gjithë Shqipëria humbi sot një nga aktorët më të njohur të humorit, Zef Deda. Një jetë në skenë për ti dhënë publikut buzëqeshjen dhe jo vetëm.
Në një nga daljet e tij të fundit në publik ishte dhe ajo në Report Tv në shtator 2022.
I pyetur nëse ndihej i vlerësuar nga ky vend, apo ishte një fatkeqësi që lindët në Shqipëri?
Zef Deda i prekur thotë- Fati më i mirë që kam qëlluar në Shqipëri, për arsye se është një popull që…(Loton) Unë jam aktor komedian, por kam mbresat e mia për popullin tem, është popull i dashtun, është kaq artdashës, kaq i kulturum sa të kupton dhe nuk të largon kurrë veç të afron.
zef deda.JPG" style="height:513px; width:780px" />
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për ndarjen nga jeta të aktorit të humorit shkodran, Zef Deda i cili prej kohësh luftonte me një sëmundje të rëndë.
Me anë të një postimi në rrjetin e tij social Rama shkruan: "Lamtumirë i dashur Zef".
jemi shume te hidheruar oer kete humbje..
PërgjigjuAktor me nje loje te bukur,,,u rritem me humorin e zef dedes, dhe tano banushit,,plejade e arte,,por shteti duhet te beje me shume per keta njerez te medhenj,,me kurim,,,ngushellime familjes,,per mua zefi ishte i ri,,dhe mund te jepte prape ne art..
PërgjigjuNgushellime te sinqerta per kete artist te madh te kombit shqiptar Zef Deda !
PërgjigjuNgushellime familjareve dhe mirupafshim ne boten e pertejme or teeeejjjjj
PërgjigjuQofsh I parajses Zef Deda, mgushllimet e mija per familjen e tij, ke kene nji nga ato qe na keni pas kthy buzeqeshjen ne kohen kur kan dasht me na e ngri.kontributor I madh per humorin Shkodran
PërgjigjuI Paharruar Do Të Jesh Gjithmonë o i Madhi Zef DEDA. Të Ndritë Shpirti Dhe u Prefsh Në Paqe e Në Amshim.
PërgjigjuNgushllime te sinqeta familjes Deda(artist i madh) e kjoft i parajses.
PërgjigjuNgushellime familjes, te afermve dhe gjithe artdashesve shqiptare. E paharruar vepra e mjeshtrit te humorit Zef Deda.
Përgjigju