Astrit Hana, inxhinieri i ndërtimit dhe sipërmarrës i njohur shqiptar, u nda jeta këtë të shtunë, (30 maj 2026).
Gjatë jetës së tij profesionale ai kontribuoi në zhvillimin e projekteve inxhinierike dhe të ndërtimit, duke u dalluar për përkushtimin dhe vizionin e tij. Astrit Hana ka pasur një kontribut të madh në ndërtimin e hidrocentralit të Fierzëz, një nga veprat më madhore dhe komplekse të ndërtuara në Shqipëri nga vitet 1971 deri ne 1978-ën kur nisi punë turbina e parë.
Shumë vite më pas, Hana, ka drejtuar këtë vepër si kryeinxhinier i hidrocentralit që shtrihet mbi lumin Drin, e ka shërbyer si burim kryesor në prodhimin e energjisë elektrike, madje në disa raste duke furnizuar edhe vendet fqinje. HEC-i i Fierzës është i parafundit ndër hidrocentralet e ndërtuara nga sistemi komunist
Ceremonia e lamtumirës për një nga figurat më të njohura në fushën e inxhinierisë, dhe biznesit në Shqipëri, do të mbahet ditën e dielë në orën 11:00, (31 maj 2026). Astrit Hana do të prehet në Daias, ndërsa nisja do të bëhet nga shtëpia funerale Allaraj në Sauk.
Për kolegët dhe bashkëpunëtorët, Astrit Hana do të kujtohet si një njeri me integritet profesional, e për familjen, një njeri i dashur që la pas kujtime të çmuara.
Komente









