Ndahet nga jeta ish-aktori dhe
senatori amerikan Fred Thompson

Ndahet nga jeta ish-aktori dhe<br />senatori amerikan Fred Thompson
Fred Thompson, një ish-senator amerikan nga Tennessee dhe ish-aktor i cili ka luajtur në dramën televizive “Ligji dhe rendi”, është ndarë nga jeta në moshën 73 vjeçare në Nashville.

Sipas familjarëve të Thompson, ai vdiq pasi vuante nga kanceri.“Me zemër të rëndë dhe ndjenjë të thellë pikëllimi ndahemi nga vëllai, bashkëshorti, babai dhe gjyshi i cili ndërroi jetë në mënyrë paqësore në shtëpinë e tij në Nashville rrethuar nga famija e tij”, thuhet në deklaratën e e familjes Thompson.

“Fredi kishte një dashuri të thellë me të gjithë njerëzit  në Tennessee, të cilëve ai pati privilegjin t’u shërbente në Senatin e Shteteve të Bashkuara. Ai ishte i njëjti në Senat, studion e filmit, shesh-xhirim dhe  shtëpinë e tij”, thonë familjarët.

Fred Thompson ka qenë edhe këshilltar i Komitetit të Senatit për Watergate-n, që hetoi presidentin Richard Nixon.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Flota ruse zbarkon në Mesdhe, fregata 'Neustrashimy' pritet të mbërrijë nesër në kanalin siçilian

Flota ruse zbarkon në Mesdhe, fregata 'Neustrashimy' pritet të mbërrijë nesër në kanalin siçilian