Sot është ndarë nga jeta në moshën 83-vjeçare kirurgia e njohur, Rushen Golemi. Ajo ka qenë edhe deputete e PD në vitin 1992. Deputeti i PD, Tritan Shehu në një status në Facebook shkruan se Rusheni, ishte një mjeke e rrallë, e papërsëritshme.

Statusi i Tritan Shehut
Sot u nda nga jeta Dr. Rushen Golemi.

Nje lajm shume i hidhur ky per familjen e saj, per te gjithe ne, qe patem fatin e privilegjin te punojme me ate ne sallen e operacionit, ambjentet spitalore, diten dhe naten, ne Tirane e larg saj, kudo ku njeriu kishte nevoje per ndihmen e kirurges se shquar, humane e te pa epur.

Dr. Rusheni, nje mjeke e rralle, e pa perseritshme ndoshta, por dhe nje zemer e madhe qe rrahu per Demokraci e Perendim.

Deputete e PD e zgjedhur me 1992, atehere kur duhej permbysja e te lindete liria.

Jeta e saj si mjeke, kirurge, pedagoge, deputete, pa harruar kurre dhe familjen, jane modeli me i mire per kedo qe aspiron te beje dicka te vlefeshme ne jete.

I pa harruar do te jete kujtimi i saj.

d.b/shqiptarja.com