Ndahet nga jeta ish-futbollisti e
trajneri i Milanit, Cezare Maldini

Ndahet nga jeta ish-futbollisti e<br />trajneri i Milanit, Cezare Maldini
Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare ish-futbollisti dhe trajneri i Milanit, Cesare Maldini. Lajmin për ndarjen nga jeta të trajnerit historik të Milanit e ka dhënë familja e tij në një komunikatë për mediat: Njoftojmë me pikëllim të thellë humbjen e Cesares mbrëmë pas mesnate.

Cesare, babai i kapitenit legjendar Paolo Maldini, ka lindur në Trieste në vitin 1932, dhe ka bërë debutimin e tij të parë në moshën e 21 vjeçare me fanellën e Triestinës, dhe më pas ai u transferua në Milano dhe ka luajtur si mbrojtës i kuqezinjve deri në vitin 1966.

paolo maldini dhe cezare
(Paolo dhe Cezare Maldini)
cezare maldini

Ai luajti për Milanin 11 sezone, 347 ndeshje, dhe ka fituar 4 kampionate italianë, dhe një Kupë Kampionësh. Ishte pikërisht ai që ngriti Kupën e parë të Kampionëve për Milanin në 1963 ku mundën Benfikën e Euzebios.

Veç Milanit, Maldini ka qenë edhe trajner i kombëtares italiane të futbollit.

cezare maldini

Si trajner ishte zëvendës tek Italia e Bearzotit në Botërorin e Spanjës në vitin ’82 ku Italia u be kampione bote. Ka drejtuar më pas Italinë U21 duke fituar tre Europiane e me pas kaloi te Italia e madhe në Botërorin e Francë ’98 e më pas drejtoi Paraguajin në Boterorin e Koresë në 2002.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)