Ndahet nga jeta ish-kancelari
gjerman Helmut Schmidt

Ndahet nga jeta ish-kancelari<br />gjerman Helmut Schmidt
Ndahet nga jeta në moshën 96 vjeç,Helmut Schmidt, ish kancelari i Gjermanisë Perëndimore gjatë viteve 1974-1982. Schmidt ishte arkitekti i sistemit monetar të Europës, i cili ndihmoi në hapjen e rrugës për euron. Ai gjithashtu  ndihmoi për të konsoliduar Gjermaninë e pasluftës.

Kancelarja gjermane e ka përshëndetur duke e etiketuar si “një institucion politik” në Gjermani. Schmidt konsiderohet si një  nga udhëheqësit më të njohur gjerman që pas Luftës së Dytë Botërore.

Mediat gjermane bëjnë me dije se ish kancelari vdiq të martën në shtëpinë e tij në Hamburg. Ndërkohë që mjeku i tij nuk dha detaje të mëtejshme. Helmut Schmidt ishte një strateg largpamës, i cili jetoi mjaftueshëm sa për të parë ambiciet e tij për Gjermaninë të përmbusheshin në vitin 1990. Në vitin 1972, Schmidt ishte ministër i Financave në qeverinë e Willy Brandt, një menaxher tepër i suksesshëm i mrekullisë ekonomike të Gjermanisë. Dy vite më pas ai u bë edhe Kancelar i vendit.

Në vitin 1982, koalicioni i udhëhequr prej partisë së Schmidt u shpërbë, duke e humbur pushtetin kundrejt Helmut Kohl.

Mbas lajmit të vdekjes shumë prej liderëve politikë të Evropës kanë shprehur konsideratën e tyre për ish kancelarin:

Presidenti i Francës, Francois Hollande, ka thënë se ka vdekur një “evropian i madh” që “gjithmonë ka ndriçuar debatin”.

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, e ka cilësuar Schmidtin si mik, i cili “do të mungojë shumë”.

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, ka thënë se Schmidt ka qenë “një burrështetas i madh që është bërë figurë historike derisa ka qenë gjallë”.

Edhe në moshën e tij të shtyrë, deri në fund të jetës, Schmidt vazhdoi të punonte shumë orë në ditë. Shkruante dhe fliste, jepte intervista dhe bënte takime. Të gjitha këto pa e hequr asnjëherë cigaren nga goja, madje edhe në studiot televizive.
 
Redaksia online
(shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Australi, program kundër izolimit social

Australi, program kundër izolimit social