Ndahet nga jeta ish-trajneri i
Kombëtares shqiptare Zyber Konçi

Ndahet nga jeta ish-trajneri i<br />Kombëtares shqiptare Zyber Konçi
Pas nje semundje te rende, ne moshen 88 vjecare eshte ndare nga jeta ish-trajneri i Kombetares dhe nje prej figurave me te medha te trajningut shqiptar Prof.Dr. Zyber Konçi.
 
Ai ka qene nje nder figurat me te spikatura te pankinave shqiptare ne vitet 60-80. Profesor Zyberi e drejtoi ekipin Kombetar te Shqiperise ne 11 ndeshje ne 2 periudha te ndryshme kohe, Tetor 1963 - Maj 1965 dhe Shtator - Dhjetor 1980.
 
I shkolluar ne nje prej akademive me te mira te botes ne Çekosllovaki, ai solli ne futbollin shqiptar idete dhe trajningun me modern te kohes. Profesor Doktor Zyber Konçi ka nje kontribut te jashtezakonshem edhe ne futjen e metodave shkencore ne Institutin e Kultures Fizike dhe Sporteve.
 
E paharrueshme mbetet "Shkendia" e krijuar prej tij me studente ne vitet 1970. "Eshte nje dite e veshtire dhe e trishtueshme per futbollin, familja jone e madhe ka humbur sot nje prej figurave me te spikatura te saj, qe gjate gjithe jetes ka kontribuar per zhvillimin e futbollit, nderim per vlerat dhe kontributin e Zyber Konçit"- ka deklaruar Presidenti i FSHF Armand Duka, sapo eshte njohur me lajmin e dhimbshem.
 
Neser nga ora 11:30 - 12:30 ne hollin e tribunes qendrore te stadiumit kombetar "Qemal Stafa, Federata Shqiptare e Futbollit organizon homazhet ne nderim te figures se tij dhe fton te gjithe miqte dhe dashamiresit.
 
Varrimi do te kryhet ne oren 13:00 ku ish-trajneri i Kombetares do te prehet ne varrezat e Tufines.

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Edison Ypi: Partiza arkivole

Edison Ypi: Partiza arkivole