Ndahet nga jeta ish-deputeti i Partisë Demokratike

Ndahet nga jeta ish-deputeti i Partisë Demokratike

Baki Shehi

Është ndarë nga jeta ish-deputeti i Partisë Demokratike, Baki Shehi.

Lajmin e ka bërë të ditur kryedemokrati Lulzim Basha përmes një reagimi në Facebook.

“Mësova me hidhërim ndarjen nga jeta të Baki Shehit, deputet i Partisë Demokratike, gjeneral i Forcave të Armatosura dhe studiues i apasionuar i historisë. I dashuruar pas vendlindjes së tij, të cilës i përkushtoi me pasion dhe humanizëm aktivitetin e tij politik, përmes një pune të gjatë e të palodhur, Baki Shehi hulumtoi me kërshëri të shkuarën e lashtë të Ndroqit, duke i dhënë jetë një libri që do të mbetet testament i lidhjes së tij të ngushtë me këtë komunitet, të cilit i shërbeu me devocion dhe dashuri. Ndonëse i sfiduar dhimbshëm nga dallgët e jetës, gjeneral Baki Shehi ruajti përherë zemërgjerësinë dhe fisnikërinë me të cilën do të kujtohet nga miqtë dhe kolegët e tij. Me ndarjen e tij nga kjo jetë Partia Demokratike humbi një prej kontribuesve të saj të vyer.

Mendimet dhe lutjet e mija janë me familjen, të afërmit dhe miqtë e dashamirët e tij të shumtë.

U prehtë në paqe!”- shkroi Basha.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Adrian: 28/08/2023 04:48

    Rahmet paste.Ngushellimi Lulit,skematik,shabllon,sikur e ka shkruajt ne 1988.

    Përgjigju
  • Oficeri: 27/08/2023 22:38

    U preftë në paqe.Por nl njoftim duhet shtuar që ka qënë komisar iD2K,deputdtnëfillim iPPSH,PSdhe nëfund iPD.

    Përgjigju
    • e drejta: 29/08/2023 12:47

      ME SHUME PER TE QESHUR SE PER TE QARE...

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

U kap gjatë natës në Skrapar, kush është 27-vjeçari i arrestuar për shtëpi bari në Angli dhe i deportuar në Shqipëri në vitin 2023

U kap gjatë natës në Skrapar, kush është 27-vjeçari i arrestuar për shtëpi bari në Angli dhe i deportuar në Shqipëri në vitin 2023