Ndahet nga jeta ish-gjyqtari i FIFA-s, Duka: Humbje e madhe për komunitetin e gjyqtarëve të futbollit

Ndahet nga jeta ish-gjyqtari i FIFA-s, Duka: Humbje e madhe për komunitetin e gjyqtarëve të futbollit

Ish gjyqtari i FIFA-s, Sazan Velçani është ndarë nga jeta pasi humbi betejën me një sëmundje të rëndë.

Në një postim në rrjetet sociale, Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka ka shprehur ngushëllimet e tij për familjarët dhe të afërmit e Velçanit.

Me një karrierë të gjatë në futbollin shqiptar, Sazan Velçani pavarësisht kurimit në Itali nuk i mbijetoi dot sëmundjes së rëndë.

"Ndihem i trishtuar për lajmin e ndarjes së parakohshme nga jeta të ish-gjyqtarit të FIFA-s, Sazan Velçani. Ai ka patur një karrierë të gjatë dhe ka qenë një nga gjyqtarët më të vlerësuar të futbollit shqiptar, duke dhënë kontributin e tij për shumë vite me radhë në fushën e lojës dhe për arbitrimin.

Velçani nuk ia doli dot të fitonte betejën e tij me sëmundjen e rëndë, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve në Itali, atje ku ndodhej i shtruar prej kohësh në spital.

Dëshiroj t’i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij, bashkëshortes dhe tre fëmijëve, miqve të tij, por edhe komunitetit të gjyqtarëve për këtë humbje të madhe. U prehtë në paqe", shkruan Duka.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Deklarata e Samitit BE-Ballkani Perëndimor/ Kosova shpreh rezervat, Osmani: Pse nuk dënohet agresioni dhe terrorizmi i sulmit në Banjskë?

Deklarata e Samitit BE-Ballkani Perëndimor/ Kosova shpreh rezervat, Osmani: Pse nuk dënohet agresioni dhe terrorizmi i sulmit në Banjskë?