Ndahet nga jeta komisari në Policinë e Tiranës, kolegët: Humbëm një profesionist të respektuar

Ndahet nga jeta komisari në Policinë e Tiranës, kolegët: Humbëm një profesionist të respektuar

Komisari Edi Veli

Është ndarë nga jeta para kohe komisar Edi Veli, shef i Seksionit të Organit Administrativ Shtetëror, pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.

Lajmin e ka bërë të ditur në një njoftim në rrjetet sociale Policia e Shtetit, ku shkruan se Veli ka ndërruar jetë për shkak të një arresti kardiak, ndërsa i shprehin ngushëllime familjarëve të kolegut të ndjerë.

‘Edi ishte oficer karriere i Policisë së Qarkullimit Rrugor, i cili ka dhënë ndër vite kontributin dhe përkushtimin e tij të paçmuar, në kryerjen me profesionalizëm të detyrës.  Sot, familja humbi njeriun e zemrës, shoqëria mikun hokatar dhe çdo punonjës i Policisë, kolegun dhe profesionistin e respektuar. Policia e Shtetit i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të afërmve të tij. U prehsh në paqe Edi!’- njofton policia e Shtetit.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lasgushi: 28/07/2022 13:53

    Njeri dhe oficer policies shembullor. Polic I nderuar qe ka lene vetem kujtime te mira. Te prehet ne page.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Nënkryetarja e PE e pranon: BE gaboi me masat ndaj Kosovës, ishin të njëanshme! Serbia nuk ndëshkohet nga frika e Rusisë

Nënkryetarja e PE e pranon: BE gaboi me masat ndaj Kosovës, ishin të njëanshme! Serbia nuk ndëshkohet nga frika e Rusisë