Etika, profesionalizmi dhe reagimi i shpejtë ndaj qytetarëve duhet të jenë standardi i punës së çdo efektivi të Policisë së Shtetit. Ky ishte mesazhi që ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, përcolli gjatë takimit me drejtuesit vendorë të Policisë së Shtetit dhe të strukturave të Policisë Kufitare.
“Etika është minimumi. Shërbimi cilësor, i shpejtë dhe konform ligjit është ajo çfarë presin dhe meritojnë qytetarët”, tha Lamallari në takim, , ku ishte i pranishëm edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita.
“Perceptimi dhe besimi i qytetarëve ndërtohen çdo ditë, mbi bazën e profesionalizmit, etikës dhe mënyrës se si Policia u përgjigjet ankesave, shqetësimeve dhe kërkesave të tyre për informacion”, shtoi ai.
Ministri u kërkoi drejtuesve vendorë që këto standarde të zbatohen çdo ditë në punën e strukturave policore, duke garantuar reagim të shpejtë dhe korrekt ndaj çdo ankese, shqetësimi apo kërkese të qytetarëve. Ai vuri theksin edhe te rëndësia e komunikimit me publikun, duke e cilësuar çdo kontakt të qytetarëve me Policinë si një mundësi për të forcuar besimin te institucioni.










Komente
Komento