Ndahet nga jeta kompozitori
dhe kitaristi Alfonc Balliçi

Ndahet nga jeta kompozitori<br />dhe kitaristi Alfonc Balliçi
Është ndarë nga jeta kompozitori dhe një ndër kitaristet virtuoz që la gjurmë ndër brezin e viteve 60-70 “Mjeshtri i Madh”,  Alfonc Balliçi.

“Muzikant i talentuar me një vesh absolut, qe të mahniste për mprehtësine e dëgjimit , dhe virtuozitetin improvizues të kitarës të cilën e mësoi që në fëmijëri pothuajse autodidakt. Njohës i shkëlqyer i motiveve të Elbasanit ku dhe kaloi periudhen me të rëndesishme të jetes së tij ai kontribuoi fuqishëm në përpunimin e melodive dhe motiveve të Shqipërisë se Mesme sa qe ato iu benë elemente organike qe i buronin në formën më të përsosur dhe origjinale ne te gjithë krijimtarinë muzikore të tij, shkruante  në Facebook, kompozitori i njohur Gazmend Mullahi.

U edukua seriozisht duke u pajisur me dije te plota dhe profesionale duke kryer me sukses Akademinë e Arteve duke qënë nder kuadrot e parë te tij. Ashtu si edhe plot kolegë krijues e muzikantë të shkëlqyer si Deda, Krajka, Lalo, Xhunga, Kodra, Laro, Shengjergji, Peçi, Minga, Zaharian, Tili , ai shtroi rrugën e drejtë duke dhenë këngës tonë dhe muzikës në përgjithësi një tingellim sa origjinal dhe profesional që do të perbente një pervoje të  mrekullueshme dhe një model të rëndësishëm për brezat e mëvonshëm.
Plot elegance dhe me një përmbajtje të shëndoshë melodie  kombëtare do  mbahet mënd koncerti i organizuar nga Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore me krijimtarinë më të  spikatur të këtij artisti e cila ishte dhe  një përshëndetje për të gjithë artëdashesit dhe dashamirësit e këtij zhanri. /ATSH/

Redaksia Online
(a.a/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës