Mikel Kuzhini, Kryetar Nderi i Lidhjes Shqiptare në Botë ka ndërruar jetë. Lajmi është dhënë nga presidenti Ilir Meta, i cili ka dhënë edhe një mesazh ngushëllimi, teksa ka vlerësuar kontributin e tij në për bashkimin shpirtëror të shqiptarëve kudo ku ata jetojnë.
‘I trishtë lajmi për ndarjen nga jeta të Mikel Kuzhninit, Kryetarit të Nderit të Lidhjes Shqiptare në Botë, humanistit, patriotit të madh e veprimtarit të palodhur për çështjen shqiptare. Nderi i Kombit, Mikel Kuzhnini me vokacionin e tij të rrallë atdhetar do të mbahet mend për kontributin e spikatur për bashkimin shpirtëror të shqiptarëve kudo ku ata jetojnë, faktorizimin dhe promovimin e vlerave tona kombëtare, dhe veçanërisht për angazhimin energjik e të pandalshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Ngushëllime familjes Kuzhnini, vëllait të tij Simon, bashkëveprimtarëve, miqve e dashamirësve të tij kudo në botë. I paharruar kujtimi i Mikel Kuzhninit!’, shkruan Presidenti Meta