TIRANE- Nën gjethet e arta të vjeshtës dhe me sytë plot lot për mungesën e tij fizike, është përcjellë në banesën e fundit artisti rebel i skenës dhe muzikës shqiptare. Ashtu siç shkruhet në pentagramet dhe tekstet e tij të këngëve të fundit, ai iku për të mos u kthyer më, por muzika dhe tekstet e tij do të ngelen gjatë në kujtesën tonë!. ‘Mos derdh lot për ikjen time... Sepse unë ika... Ika që një ditë...! Të jem përjetësisht pran teje’. Edhe një mëngjes tjetër, Tirana u zgjua me hidhërimin për humbjen e njërit prej djemve të saj, por edhe me humbjen e një artisti që do t’i mungoj skenës. Nën tingujt e muzikës së tij, mes lotëve dhe duartrokitjeve të të afërmve, miqëve, kolegëve artistë dhe personaliteteve të njohur të vendit është përcjellë për në banesën e fundit kantautori i njohur Florian Kondi, i njohur si Doktor Flori. Pas homazheve të zhvilluara në hollin e TVSH-së, arkivoli me trupin e pajetë të kantautorit është nxjerrë në krahët e miqve të tij më të mirë artistë. Homazhet në nderim të Doktor Florit u zhvilluan për rreth dy orë në hollin e TVSH-së. Të afërm, miq, kolegë artistë dhe personalitete të vendit vendosën kurora me lule dhe u përkulën me nderim përpara trupit të pajetë të këngëtarit.
Doktor Flori ndërroi jetë mëngjesin e djeshëm në një moshë të re dhe la pas dy fëmijë, një vajzë 7 vjeç dhe një djalë të vogël, i cili ka vetëm tre muaj që ka lindur. Urgjenca e QSUT-së konfirmoi se i riu mbërriti pa jetë rreth orës 10:30 minuta në spital. Shkak i vdekjes së këngëtarit dyshohet një takikardi. Referuar të dhënave që vijnë nga Mjekësia Ligjore bëhet me dije se nga ekspertiza praraprake dyshohet se vdekja ka ardhur si shkak i mbingarkesës së trupit me substanca narkotike, gjë që dyshohet se ka stimuluar vdekjen e këngëtarit 35-vjeçar. Ndërkohë, pritet pikërisht rezultati përfundimtar i ekspertëve mjeko-ligjor, për të mësuar edhe shkaqet reale të ndarjes nga jeta të “Dr Florit” paraditen e djeshme.
Prej ditës së djeshme shtëpia e prindërve të Doktor Florit hapi dyert për të pritur ngushëllimet nga miqtë e të afërmit, por edhe nga gjithë ata që e njohën këngëtarin.
Doktor Flori është krijues i grupit muzikor mjaft të njohur dhe të pëlqyer nga të rinjtë “West Side Family”. Ndërsa pas shkëputjes nga miqtë e tij Landi dhe Miri, doktor Flori ka kënduar si solist por nuk kanë munguar edhe duetet, ku më të suksesshmit janë ata me Aurela Gaçen dhe Ermal Mamaqin.

(Në foto: Kortezhi në drejtim të varrezave të Sharrës, foto A.Çakshiri/shqiptarja.com) Foto të tjera

Dr. Flori para disa vitesh i këndoi Tiranës dhe fatkeqësisht ndërroi jetë ditën e çlirimit të Kryeqytetit. "Tirona” u kthye në hit në ato vite, kur erdhi në bashkëpunim me kryeministrin Rama në atë kohë, kryetar i Bashkisë së Tiranës.

(FOTO: Ministri Tahiri gjatë homazheve të kryera për Floran Kondin në hollin e RTSH, foto A.Çakshiri/shqiptarja.com) Foto të tjera
Meta: Ndarja nga jeta e Dr.Florit, një ngjarje tronditëse
Pasi ka marrë pjesë në homazhet në nderim të këngëtarit Floran Kondi të ndarë nga jeta një ditë më parë, kreu i Kuvendit Ilir Meta, e ka quajtur një ngjarje tronditëse. Ndërsa ka shprehur ngushëllime për familjarët, Meta tha se të gjithë duhet ta kujtojmë si një artist gjithmonë në gëzuar.
“Është një ngjarje mjaft tronditëse ndarja nga jeta e Dr.Florit. Përveç ngushëllimeve për familjarët, them se të gjithë artistët sot duhet të mbajnë angazhimin që ta kujtojmë gjithmonë të gëzuar”, tha Meta.

(Në foto: Kryetari i Kuvendit në homazhet në hollin e RTSH, foto A.Çakshiri/shqiptarja.com)
Skenderaj: Humbja e Florit, një boshllëk që s’do mbushet ndonjëherë
Këngëtari Alban Skënderaj, pasi ka marrë pjesë në homazhet në nderim të Dr.Florit, është shprehur se ndarja e tij nga jeta është një boshllëk për artin shqiptar.
“Ndarja nga jeta e Doktor Florit, është një boshllëk që nuk do të mbushet ndonjëherë në shoqërinë e artin shqiptar”, tha këngëtari Alban Skënderaj.
/Shqiptarja.com

FOTO