Një nga mjeshtrat e gjykimit në Shqipëri, ish arbitri i mirënjohur Ramiz Pregja, ka ndërruar jetë të dielën paradite. Ramiz Pregja ka arbitruar ne mesin e viteve ‘60 deri ne vitet ‘80, duke qenë për një periudhë të gjatë kohe ndër më të mirët e brezit te tij.

Ai ka qene gjyqtar i FIFA-s per nje periudhë të gjatë kohe. "Shpreh ngushëllimet për humbjen e një mjeshtri të arbitrimit i cili i ka dhënë mjaft futbollit shqiptar.

Ramiz Pregja, do te respektohet gjithmonë nga komuniteti i arbitrimit dhe nga nga ai i futbollit, si nje figure qe ka bere epoke me nivelin e tij"- është shprehur Presidenti i FSHF Armand Duka. Ceremonia e varrimit do te kryhet sot ne oren 11:00.

d.b/shqiptarja.com