Mësuesi Refail Thomai nga Fieri është ndarë nga jeta parakohe.
Lajmin e ka bërë me dije zv/kryeministri Erion Braçe, i cili shkruan se Thomai mësoi për më shumë se 20 vite mijëra nxënës. Ai e veçon për rolin e iniciatorit në rindërtimin e shkollës së Fier Semanit.
“Refail thomai ishte mësuesi që rindërtoi shkollën e Fier Semanit! Ai u bë inisiatori, ai kërkoi rindërtimin, ai ndoqi punimet, ai i qendroi mbi koke me kembenguljen tipike te nje mesuesi matematike qe i shkon zgjidhjes ne fund! Burre i qete, i shtruar, mesues i dashur, kembengules, edukator i kujdesshëm e drejtues i zot. 20 e kusur vite shërbim publik në Divjakë, Kemishtaj, Fier Seman;
Mijëra nxënës që kaluan nga procesi mësimdhënies i tij; Mijqra prinder qq i besuan fqmijet, dritqn e syve profesor Refailit!Mijqra njerëz të janë mirënjohës profesor; Një Myzeqe e tërë për shërbimin, edukimin, formimin e disa brezave me rradhe. Unë pafund mirënjohës gjithashtu; Prej shkollës të njoha, shkollën bëmë, prej andej të percollem me dhimbjen e nje komuniteti te tere mirenjohes! Te qofte dheu i lehte profesor, thjesht me peshen e numrave te tu te shenjte ne gjoks!”, shkruan Braçe