Aktorja e njohur e filmave shqiptarë, Rezana Çeliku është ndarë nga jeta në moshën 66-vjeçare.
Ndër rolet e saj më të spikatura ishin në filmat “Ata ishin katër”, “Shokë të një skuadre” apo “Një djalë dhe një vajzë”, ku interpretoi rolin e një centralisteje. Personazhi i saj, që përfshihej në një lidhje me një djalë më të ri në moshë, u konsiderua për kohën një rol i guximshëm për kohën dhe ngjalli diskutime.
Pasi përfundoi fakultetin për Ekonomik dhe Drejtësi, Rezana Çeliku punoi edhe pranë departamentit të Marrëdhënieve me Publikun në Bashkinë e Tiranës.
Më herët, ajo kishte prezantuar edhe disa koncerte e programe mbrëmjesh.
Komente
Komento