Ndahet nga jeta në moshën 83-vjeçare eurodeputeti Eduard Kukan, 1 minutë heshtje në Kuvend! Meta: Avokat i palodhur i integrimit evropian të Shqipërisë

Ndahet nga jeta në moshën 83-vjeçare eurodeputeti Eduard Kukan, 1 minutë heshtje në Kuvend! Meta: Avokat i palodhur i integrimit evropian të Shqipërisë

Ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare Eduard Kukan, diplomat dhe politikan me një karrierë shumë të gjatë dhe një mbështetës i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Një minutë heshtje kanë mbajtur deputetët e parlamentit në seancën sotme, në ndër të euro deputetit. Përmes një mesazhi, ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të Kukan ka shprehur presidentit Ilri Meta dhe ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka.  

Shkaku i vdekjes së tij bëhet me dije se është një infarkt në zemër. Ai drejtoi diplomacinë e Sllovakisë nga viti 1998 deri në vitin 2006 dhe ishte deputet nga 2009 deri në 2019. Kukan ka qenë një mbështetës në Parlamentin Evropian i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Kukan u diplomua në Institutin Shtetëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Moskë në vitin 1968. Më pas përfundoi doktoraturën në drejtësi në Fakultetin Juridik të Universitetit Charles në Pragë dhe në vitin 1993 bëri doktoraturë në drejtësi në Kolegjin Upsala në SHBA.

Kukan shërbeu si ministër i Punëve të Jashtme në 1994, pastaj 1998-2006, pra gjatë të dy qeverive të udhëhequra nga Mikuláš Dzurinda në Sllovaki. Ai mori pjesë edhe në bisedimet e anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe NATO. Në vitin 2004, ai kandidoi pa sukses për president.

Ai përfaqësoi partinë SDKÚ në parlament dhe në vitet 2009 dhe 2014-2019 shërbeu si eurodeputet.

Kukan kishte një karrierë të pasur diplomatike, me postet e tij diplomatike duke përfshirë Zambinë, Shtetet e Bashkuara dhe Etiopinë. Ai gjithashtu shërbeu si përfaqësues i përhershëm në Kombet e Bashkuara dhe në vitin 1999, ai u emërua i dërguari special i OKB-së për Kosovën, së bashku me Carl Bildt.

Për më tepër, Kukan ishte mësues në Fakultetin Juridik të Universitetit Comenius në Bratislavë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:32
Ndarja nga jeta e ish-eurodeputetit Kukan, Basha: Shqipëria humbi një nga miqtë e saj më të shquar

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha iu është bashkuar mesazheve ngushëlluese për ndarjen nga jetë të ish-eurodeputetit Eduart Kukan.

Përmes një mesazhi në Twitter, Basha thekson se Shqipëria humbi një mik të madh dhe një mbështetës të vendosur të integrimit tonë në BE.

“Thellësisht i trishtuar për ndarjen nga jeta të mikut tim të dashur Eduard Kukan. Mendimet dhe lutjet e mia shkojnë për familjen, miqtë dhe kolegët e tij në të gjithë Evropën. Eduard Kukan ishte një europian i madh dhe një avokat i jashtëzakonshëm i procesit të integrimit të Shqipërisë në BE dhe dekriminalizimit, që humbi sot një nga miqtë e saj më të shquar. U preftë në paqe”, shkruan Basha.

Ora 13:13
Ndarja nga jeta e Eduard Kukan, Xhaçka: Mik i mirë i Shqipërisë dhe një mbështetje në integrimn tonë në BE

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të eurodeputetit Eduard Kukan.

Ajo e cilësoi si një mik të mirë të shqiptarëve dhe një mbështetës të vendit tonë në integrimin evropian.

“U pikëllova kur dëgjova për ndarjen nga jeta të Eduard Kukan. Një mik i mirë i Shqipërisë, të cilit i jemi thellësisht mirënjohës për diplomacinë e tij të mençur dhe mbështetjen për integrimin tonë evropian . U prefsh ne paqe!”, shkruan ajo.

 

Ora 12:52
Ndarja nga jeta e Eduard Kukan, Kuvendi një minutë heshtje në nder të tij

 

Deputetët e Kuvendit në seancën e stome parlamentare kanë mbajtur një minutë heshtje në nder të eurodeputetit Eduard Kukan, i cili humbi jetën ditën e djeshme.

Ora 12:08
Ndarja nga jeta e eurodeputetit Kukan, Meta: Avokat i palodhur i integrimit evropian të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor

Presidenti Ilir Meta ka shprehur mesazhin e tij për ikjen nga jeta të eurodeputeti Eduard Kukan.

Ai shkruan se Kukan ishte një avokat i palodhur i integrimit evropian të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor.

“I pikëlluar nga humbja e një miku të dashur dhe avokati të palodhur të intgrimit europian të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor, Eduard Kukan.

Promotor i demokratizimit të plotë të vendit tonë, kontributi i Tij për forcimin e miqësisë midis dy vendeve tona dhe mbështetja për integrimin europian do të mbetet i paharruar. Ngushëllime familjes dhe kolegëve!”, shkruan ai.

M.Q./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kapshticë/ 5 ditët  e fundit, mbi 42 mijë hyrje dhe dalje në pikën e kalimit kufitar, shqiptarët kthehen në vendlindje për festat

Kapshticë/ 5 ditët e fundit, mbi 42 mijë hyrje dhe dalje në pikën e kalimit kufitar, shqiptarët kthehen në vendlindje për festat