Ndahet nga jeta në moshën 83-vjeçare piktori i njohur Bujar Zajmi

Ndahet nga jeta në moshën 83-vjeçare piktori i njohur Bujar Zajmi

Piktori Bujar Zajmi

TIRANË- Është ndarë nga jeta në moshën 83-vjeçare piktori i njohur Bujar Zajmi. Lajmin e bën të ditur e bija teksa shkruan përbri pikturës së tij “Vallëzo i lirë në paqe, Bai”.

Krijimtaria e Zajmit shtrihet në afro 6 dekada e momentin më të fundit të ekspozimit përmes 100 veprave e shënoi në korrik të këtij viti me “Bzan me diellin” në Galerinë e Tiranës, nën kujdesin kuratorial të së bijës Anila Zajmit.

Zajmi ka lëvruar një larmisjmëri teknikash nga grafika, kolazhe, piktura në vaj e akrilik e të tjerë. Veçohet si një nga artistët me një krijimtari të pasur gjatë sistemit diktatorial, një pjesë të mirë të së cilës me afro 7 mijë punime e mbajti të fshehur gjatë diktaturës.

Shumë prej veprave të piktorit të ndjerë siç ka rrëfyer e bija, mbeten ende për t'u zbuluar, e ruhen në shtëpinë studio të tij.

Postimi i bërë nga e bija e piktorit, Anila Zajmi

Studiuesi Jaho Brahaj  në një status në Facebook sjell në vëmendje kontributin artistik të piktorit, që dallohej nga fryma kombëtare në veprat e tij.

'Ndahet nga ne Piktori i Shquar Prof. Bujar Zajmi (1931-2022).

- 27 Gusht 2022

- Bujar Zajmi (7 korrik 1939) i lindur në Tiranë, me origjinë nga Kosova është piktor i njohur shqiptar. 

- E ka nisur artin pamor që në vitin 1956, me vizatime dhe piktura së bashku mund të ketë sot me shume 5 mijë. 

- Studimet e larta i realizoi për grafikë Universitetin e Lajpcigut në Gjermani dhe i mbaroi studimet ne Tirane.

 - Vecori e vepres se Tij eshte, se njihet si piktor kultivues i kombtares në pikturën e tij.

- Ne veprat e Bujar Zajmit eshte shpirti i bashkekombasve me vecorite psikologjike dhe pasurine trashegimi etnike, gjithmone me drite. Dallohet e vecohet krijimtaria e Tij qe eshte e mbeshtetur ne traditen kombetare me vecorite dhe linjen e vizatimit te trasheguar dhe me ngjyra te games se artit popullor.

Vepra e Bujar Zajmit dallohet lehtesisht ne pasurine trashegimi te artit figurative te kolegeve, nga vecoria e linjes se vizatimit, kolori i vecante dhe karakteristike me sfondet kryesisht te bardha, frymezim nga tradita e artit tradicional, ne veshjet kombetare e ne dekoracione te trasheguara.
Bujari i la Trashegimise se fondit kombetar te arteve figurative me mijra vepra qe ruhen te regjistruara dhe kataloguara ne Banesen e Tij qe eshte Galeri, Arkiv dhe Atelie dhe ne galeri arti te Shqiperise, Kosoves, Gjermanise etj.'- shkruan Brahaj.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Superliga/ Egnatia hedh 'në tapet' Kukësin pas 6 minutash, verilindorët në fundin e renditjes! Sherri bën heroin

Superliga/ Egnatia hedh 'në tapet' Kukësin pas 6 minutash, verilindorët në fundin e renditjes! Sherri bën heroin