Ndahet nga jeta në moshën
60-vjeçare gazetari Agron Bala

Ndahet nga jeta në moshën<br />60-vjeçare gazetari Agron Bala
Është ndarë nga jeta në moshën 60-vjecare, gazetari i  Agron Bala. I njohur jo vetëm si gazetar, profesor Bala ka patur një karrierë të pasur në televizion si skenarist, autor programi,pedagog dhe shkrimtar.

Mbi 100 filma dokumentarë dhe programe janë përgatitur nën kujdesin e gazetarit. Ndër to pëmendim dokumentare për Luigj Gurakuqin, Vaso Pashën, Hoxha Tahsinin, Mihal Gramenon, Shote Galicën etj. Që prej vitit 2006 ishte autor i programit 7X7 në RTSH. Ndërsa përsa i përket  krijimtarisë letrare publikoi  dhe dy romane.

Profesor Bala u lind në qytetin e Shkodrës.  U diplomua në vitin 1982 në Universitetin e Tiranës, për degën gjuhë letërsi. Më pas mbaron studimet për gazetari për mos t’ju ndarë botës së televizionit dhe shkrimit.

Redaksia online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Strategjia kundër korrupsionit 2024-2030, Pirdeni takim me Dhomat e Bizneseve dhe të Tregtisë: Aleancë me biznesin për promovimin e integritetit

Strategjia kundër korrupsionit 2024-2030, Pirdeni takim me Dhomat e Bizneseve dhe të Tregtisë: Aleancë me biznesin për promovimin e integritetit