Ndahet nga jeta në moshën 92-vjeçare kongresmeni më jetëgjatë në SHBA

Ndahet nga jeta në moshën 92-vjeçare kongresmeni më jetëgjatë në SHBA

Kongresmeni John Dingell

Kongresmeni më jetëgjatë në historinë amerikane, John Dingell është ndarë nga jeta në moshën 92-vjeçare. Dingell ndërroi jetë ditën e djeshme në shtëpinë e tij në Dearborn, Michigan. Lajmi është konfirmuar nga zyra për shtyp e gruas së tij, Rep Debbie Dingell.

"Ju njoftojmë me një zemër mjaft të rënduar se John David Dingell ka ndërruar jetë.Ai ishte një luan i Kongresit të Shteteve të Bashkuara dhe një djalë i dashur, baba, burrë, gjysh dhe mik. Ai do të mbahet mend për dekadat e tij në shërbim të njerëzve të Michiganit Juglindor, mendjen e tij të mprehtë, si dhe për përkushtimin për të përmirësuar jetën e të gjithë atyre që ecin në këtë tokë".

Demokrati i Miçiganit përshkruhet nga kolegët e tij si forcë e fuqishme lëvizëse pas shumë ligjeve kyçe liberale, veçanërisht për programet shëndetësore.

John Dingell shërbeu në Dhomën e Përfaqësuesve për 59 vjet dhe 22 ditë, nga 1955 deri në vitin 2015, e përgjatë kësaj kohe u ka shërbyer 11 presidentëve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Dhjetëra studentë të arrestuar në Nju Jork për protestën pro Gazës

Dhjetëra studentë të arrestuar në Nju Jork për protestën pro Gazës