Ndahet nga jeta papritur, aktori dhe reperi i famshëm amerikan DMX

Earl Simmons i njohur si DMX

Reperi i famshëm amerikan, Earl Simmons i njohur si DMX është ndarë nga jeta.

The Guardian shkruan se DMX ka vdekur në moshën 50-vjeçare, për shkak të një problemi në zemër që kishte. Familja e tij në një deklaratë ka thënë se janë shumë të tronditur dhe të pikëlluar për vdekjen e DMX-it.

“Ne jemi shumë të pikëlluar të njoftojmë sot se i dashuri ynë, DMX, emri i lindjes Earl Simmons, vdiq në moshën 50-vjeçare në Spitalin White Plains ku ndodhej prej disa ditësh me familjen e tij në krah.

Earl ishte një luftëtar që luftoi deri në fund. Ai e donte familjen e tij me gjithë zemër dhe ne i çmojmë shumë kohërat që kaluam me të. Ai frymëzoi adhurues të panumërt në të gjithë botën dhe trashëgimia e tij ikonike do të jetojë përgjithmonë,” thuhet në njoftimin e familjes.

M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se deputetët e opozitës duhet të jenë në Kuvend dhe të mos e braktisin atë në legjislaturën e re?

Komento

Komente

  • ert: 10/04/2021 10:00

    iku per lesh se sa kishte mare vaksinen

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

PD akuza: Tom Doshi bleu vota me para cash e kërcënoi votuesit në njësinë 4 në Tiranë! E kallëzuan 3 javë para zgjedhjeve në SPAK, por nuk u hetua