Ndahet nga jeta Pininfarina,
mjeshtri i stilit të makinave

Bota e makinave ka humbur një nga protagonistët më të mëdhenj të saj, Sergio Pinifarina, i njohur si mjeshtri i stilit italian të makinave.

Pininfarina, i cili u nda nga jeta mbrëmjen e së hënës, ka lindur në Torino më 8 shtator 1926. Ai ishte emëruar senator i përjetshëm nga Presidenti i Pepublikës, Carlo Azeglio Ciampi, më 23 shtator 2005.

Pininfarina ka qenë gjithashtu president i Confindustria që nga 1988 deri 1992.

Pinifarina ka dizenjuar modele makish të cilat kanë mbetur në histori për elegancën e tyre, si Ferrati Testarossa, Peugeot 406 Coupé dhe Maserati me katër dyer.

Pininfarina u diplomua në degën e inxhinierisë mekanike në politeknikun e Torinos në vitin 1950 dhe menjëherë nisi aktivitetin e tij në industrinë e makinave.

Vdekja e tij është cilësuar si një humbje e madhe jo vetëm për aftesitë e tij në industrinë në fjalë por edhe si një njeri i madh.

Liderët e kompanive më të mëdha të makinave në Itali dhe jo vetem, kanë shprehur ngushëllimet e tyre për ndarjen nga jeta të Sergio Pininfarinës.

(km/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

U konfliktua me doganierin, nis hetimi për shefin e stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë

U konfliktua me doganierin, nis hetimi për shefin e stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë