Ndahet nga jeta profesori dhe inxhinjeri i njohur Egon Gjadri


TIRANË 9 Nëntor/ATSH-Gjergji Mima/ Sot është ndarë nga jeta Profesori dhe Inxhinieri i njohur Egon Gjadri, i cili ka kontribuar per ndërtimin e disa veprave me të rëndësishme infrastrukturore të vendit.
Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, njofton se nesër në orën 12.00 do të organizohen homazhet në  Muzeun Kombëtar, në nderim të Profesorit dhe Inxhinierit të njohur Egon Gjadri.
Egon Gjadri ka lindur më 23 Maj 1935 në Tiranë. U diplomua në degën e Inxhinierisë së ndërtimit në Tiranë në 1958. Prej këtij viti ka punuar në grupin e projektimit të HEC-it të Shkopetit dhe të HEC-eve Bistrica 1 e 2 (1963).
Gjadri bashkëautor në studimin e skemës së shfrytëzimit hidroenergjitik të 1. Drin dhe bashkëautor i bashkëvendosjes se HEC- ve të Vaut te Djes, Fierzës e Komanit. Gjithashtu njihet si projektuesi kyesor i tuneleve të devijimit, të shkarkimit dhe tuneleve të sjelljes së ujit në turbinat e HEC-eve të Shkopetit, të Bistricës,Vaut të Dejës, Komanit dhe Banjës (1963-1985).
Gjithashtu Gadri është projektuesi kryesor i tuneleve të hekurudhës Elbasan-Përrenjas, përfshirë tunelin e Qafë-Thanës me gjatësi mbi 3000m. Ai eshtë autor i teksteve "Tunelet", "Urat dhe tunelet (1982 bashkautor), si dhe bashkautor për hartimin e Kushteve Teknike te Ndërtimit.
Gjadri është dekoruar me Urdhrin "Flamuri i Kuq i Punës"i kl.I, ka marrë Çmimin e Republikës të shkallës së parë.
/f.n/

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Australi, program kundër izolimit social