Ndahet nga jeta pronari i
TeleSport Muhamet Malo
Ndahet nga jeta në moshën 60-vjeçare biznesmeni dhe ish-sportisti i njohur Muhamet Malo. Ish-sportisti vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë, që fatkeqësisht nuk ia doli ta mundte.
Ndahet nga jeta në moshën 60-vjeçare biznesmeni dhe ish-sportisti i njohur Muhamet Malo. Ish-sportisti vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë, që fatkeqësisht nuk ia doli ta mundte.
Malo ishte i njohur si një nga biznesmenët më të suksesshëm në vend, ku vlen të theksohet se ai ngriti të parën kompani të basteve në Shqipëri, Eurolloton.
Ai njihej gjithashtu edhe si aksioner i Bankës Credins, aksioner tek Hotel Tirana si dhe një nga bashkëpronarët e teleferikut në Dajt ose siç njihet ndryshe Dajti Ekspres dhe pronar i televiozionit sportiv TeleSport.
Kush ishte Muhamet Malo? Muhamet Malo lindi në 13 Maj të vitit 1957 në Tiranë. Ai e kaloi fëmijërinë dhe vendlindje ku mbaroi shkollën fillore. Më pas ai u diplomua në Universitetin e Ekonomisë Josif Pashko. Pasi mbaroi shkollën ai kreu një seri trajnimesh dhe kursesh në fushë e menaxhimit të biznesit.
Muhamet Malo ka qenë një nga sportistët më të shquar të mundjes në Shqipëri. Nga 1971 deri në 1977 ai zhvilloi karrierën e tij tek “Studenti”. Në 1977 ai kaloi tek sportklub Partizani për dy vjet deri në 1979. Dhe nga 1979 e deri ne vitin 1990 sërish militoi tek Studenti si mundës.
Malo ka një background të gjërë punë në fusha të ndryshme. Ai ka qenë President i Federatës Shqiptare të Mundjes nga viti 1992 deri në vitin 1996. Që nga viti 2005, Malo ka mbajtur postin e Presidentin e Shoqatës Kombëtare të Mundjes.
Në vitin 2008 ai u emërua si President Nderi i Federatës Shqiptare të Mundjes. Muhamet Malo ka qenë president i dy kompanive Top Start dhe i televizionit Telesport.
Ai njihej dhe si humanist me kontribut në ndihmë të artit dhe sportit shqiptar, por dhe lobist i sportit shqiptar në botë. Kohët e fundit është nderuar dhe me titullin Honoris Causas.
Për të gjitha kontributet që ka dhënë në sport është nderuar me Mirënjohjen nga Federata Evropiane e Peshëngritjes, nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, si dhe nga shoqata e të verbërve, jetimëve, nga shkolla “Bajram Curri”, por dhe nga xhudo.
Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.7%
-
Jo
62.6%
-
Deri diku
5.7%
Vota total: 1212
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ministrja Pirdeni nënshkruan Planin e Veprimit në Budapest: Hungaria do të trajnojë nëpunësit shqiptarë për integrimin në BE!
28 Nëntor, 19:28
-
SHBA/ Arrestohet një burrë në Arizona që kërcënoi se do të vriste presidentin Trump dhe familjen e tij
28 Nëntor, 19:25
-
Dosja e Suel Çelës/ Flamur Vezaj nxjerr zbuluar Artan Hoxhën: Kurrë s’kam marrë favore, as s'kam pranuar ndërhyrje
28 Nëntor, 19:18
-
A do të dërgojë NATO ushtarë në Ukrainë? Mark Rutte: Do të sigurohemi që ukrainasit ta vazhdojnë këtë luftë
28 Nëntor, 19:08
-
Itali/ Vrau Nikolin Nikën pas sherrit në lokal, 62-vjeçari shqiptar lihet në burg: Mbrojta veten, më sulmoi! (EMRI)
28 Nëntor, 19:01
-
Petro Koçi në Report Tv: Berisha skenar ogurzi si i ’97-ës, fshihet pas qeverisë teknike! Protestë me akte guerrile, duhet të gjykohet edhe për 21 janarin
28 Nëntor, 19:01
-
Amerikanët festojnë Ditën e Falenderimeve, ja çfarë simbolizon kjo festë
28 Nëntor, 19:01
-
Francë/ U shkatërrua nga flakët rreth 5 vite më parë, rihapet 'Notre-Dame'! Ja kur do të pres vizitorë katedralja historike e restauruar
28 Nëntor, 18:48
-
I emëruar i Trumpit për emigracionin mbikqyri një valë deportimesh në të kaluarën
28 Nëntor, 18:37
-
Ukrainë, lufta dhe pasiguria ndikojnë tek rënia e popullsisë
28 Nëntor, 18:33
-
Demush Shasha: Pozicioni më i rëndësishëm amerikan
28 Nëntor, 18:30
-
Partia e Lirisë kërkon shtimin e mbi 45 mld lekëve për Buxhetin 2025! Xhixho: Depozituam 11 amendamente në Kuvend, buxheti i Ramës për oligarkët
28 Nëntor, 18:27