Ndahet nga jeta Rambaldi
Krijoi E.T. dhe Alien

Ndahet nga jeta Rambaldi <br />Krijoi E.T. dhe Alien
Mjeshtri i efekteve speciale, i cili bëri të ëndërronin breza me rradhë, u nda nga jeta në Lamezia Terme të Italisë, ku jetonte prej 10 vjetësh. Rambaldi ishte një piktor dhe skuptor, i cili hyri në botën e kinemasë rastësisht. Ai ishte fitues i tre çmimeve Oskar për efektet speciale dhe punoi me artistë të mëdhenj si Fellini, Pasolini, Lynch dhe Oliver Stone.

Claudio Rambaldi u nda nga jeta në moshën 86-vjeçare. Me vdekjen e tij, bota e kinemasë humbi një nga artistët më të veçantë të të gjitha kohërave, një krijues presonazesh nga më të rrallët në botë. Ai ishte një nga inovatorët më të mëdhenj të teknikave të cilat vazhdojnë të quhen efekte speciale, pasi ndihmojnë në amplifikimin duke e bërë akoma më mahnitëse magjinë e kinemasë.

Rambaldi ishte mjeshtër i teknikave të krijimit të efekteve speciale që kthente në realitet personazhet e fantazisë, të cilëve u dha jetë dhe i bëri pjesë të imagjinatës së përbashkët kolektive.

Një ndër personazhet më të dashur për publikun padyshim është E. T., të cilit artisti nuk i dha vetëm trup dhe formë por mbi të gjitha i dha shpirt, një ekspresivitet të tillë që askush më parë nëpër filma nuk kishte arritur t'i jepte një 'kukulle mekanike'.

Carlo Rambaldi do të mbetet në kujtesën e të gjithëve jo vetëm për filma si “E.T the Extra-Terrestrial” apo “Alien” por gjithashtu edhe për punën e tij në prodhime si: King Kong, King Kong Lives, Nightwing, Possession, Dune, Cameron's Closet, Profondo Rosso etj.

(ed.ka/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Nga Korridori blu, tek pista e garave Formula 1 në Elbasan/ Rama rendit projektet për mandatin e katërt

Nga Korridori blu, tek pista e garave Formula 1 në Elbasan/ Rama rendit projektet për mandatin e katërt