TIRANË- Jo surprizë, por tashmë zyrtare! Sali Berisha vendosi të besuarit e tij në postet më të larta të partisë pas kryetarit.

Flamur Noka u zgjodh Sekretar i Përgjithshëm përballë Arben Ristanit, ndërsa mes 4 kandidatësh, 2 nënkryetarët e PD së Berishës do të jenë Luçiano Boçi dhe Oerd Bylykbashi. Në garë ishte edhe Belin Këlliçi, i cili është 'dëbuar' nga Rithemelimi, pasi nuk ka marrë asnjë post drejtues në parti.

Këshilli Kombëtar i PD votoi edhe për Sekretariatet, për të cilët Sali Berisha ka vendosur të jenë 10.

Sekretariatin Organizativ do ta drejtojë Ervin Minarolli, i cili e mbajti këtë post edhe përgjatë muajve të fundit, kur PD u drejtua nga Lulzim Basha. 

Sekretariatin për Transparencën, luftën kundër Korrupsionit dhe Rikthimin e Pronave do ta drejtojë Lediana Mandia, post të cilin po ashtu ia kishte besuar edhe Lulzim Basha.

Edhe sekretariati për çështjet zgjedhore do të drejtohet nga emri Lulzim Basha i pati besuar betejat zgjedhore, Ivi Kaso.

Sekretare për Organizatat Partnere do të jetë Megi Balliu

Sekretare për të Drejtat e Njeriut Bislim Ahmeti

Sekretar për Integrimin Evropian Edmond Spaho

Sekretariatin për Marrëdhëniet me Publikun Jola Hysaj

Sekretariatin për ish të përndjekurit Lorenc Luka

Sekretar për Emigracionin, Diasporën dhe Organizimin e PD jashtë vendit do të jetë Indrit Hoxha, ndërsa Sekretar për  pushtetin vendor Ylli Asllani

Gjykatën e Partisë, e cila thuajse nuk ka funksionuar kurrë do ta drejtojë Adriana Kalaja.

Me këtë proces PD e Berishës përfundon zgjedhjen e të gjitha strukturave, duke dubluar të gjitha organet drejtuese të asaj që konsiderohej PD zyrtare.

Ndërkohë, vetëm një ditë pasi u përcoll për në banesën e fundit, Këshilli vendosi të shpallte kryetar nderi, ish presidentin e ndjerë Bujar Nishani i cili e drejtoi deri në vitin 2021 këshillin Kombëtar të PD.