Kriza energjitike si pasojë e rritjeve të çmimeve globale kanë detyruar Kosovën të ndalojnë përdorimin e kriptomonedhave. Njoftimin e dha Ministrja e Ekonomisë, Rizvanolli një javë më parë në Facebook ku tha se qeveria kishte vendosur të ndalonte të ashtuquajturin minierë të kriptove për të zbutur efektet e krizës globale të energjisë.
Mbrëmjen e sotme Policia e Kosovës sekuestroi 16 kartela grafike dhe 3 aparate për prodhimin e kriptovalutave. Aksioni sipas njoftimit, është zhvilluar në rrugën ‘Fahri Fazliu’ në Fushë-Kosovë ku janë gjetur dhe janë sekuestruar këto pajisje. Policia shtoi se kjo çështje do t’i kalojë Doganës së Kosovës,
Njoftimi i plotë:
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
Sekuestrohen 16 kartela grafike dhe 3 aparate për prodhimin e kriptovalutave
Me datë 13.01.2022, njësitet policore të Fushë Kosovës, në bashkëpunim me ekipin e KEDS dhe zyrtarët e Doganës së Kosovës, në rrugën “Fahri Fazliu” në Fushë Kosovë, kanë gjetur dhe sekuestruar 3 aparate për prodhimin e kriptovalutave dhe 16 kartela grafike.
Marrë parasyshë procedurat ligjore lidhur me këtë rast, veprimet e mëtejme do të ndërmerren nga Dogana e Kosovës.
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)