'Ndaj Partizanit vetëm tri pikë', Erbim Fagu para derbit: Duam të kthejmë buzëqeshjen te tifozët e Tiranës

'Ndaj Partizanit vetëm tri pikë', Erbim Fagu para derbit: Duam të kthejmë buzëqeshjen te tifozët e Tiranës

Erbim Fagu, trajneri i Tiranës

Tirana dhe Partizani luajnë nesër në 19:00 në "Air Albania". Derbi i katërt i këtij sezoni vlen për raundin e 33-të, me bardhebutë që janë në nevojë për pikë që të sigurojnë "Final 4", zonën që të dërgon në garën për ndeshjet shtesë që do vendosin titullin kampion.

Përpara ndeshjes për mediet foli Erbim Fagu. Trajneri i Tiranës thotë se motivimi në një ndeshje të tillë nuk ka nevojë pasi është prezent vetë, duke kërkuar tri pikët për të rikthyer buzëqeshjen te tifozët.

"Situata - Padyshim që na ka ardhur keq për eliminimin nga Kupa pasi dhamë gjithçka për të shkuar në finale, fati nuk ishte me ne. Tani jemi të fokusuar te kampionati, sigurisht te derbi ku do të bëjmë të pamundurën për të marrë tre pikët dhe për të siguruar pjesëmarrjen në “Final Four”.

Do luajmë vetëm për tre pikët, do jetë maksimumi i të gjithë lojtarëve për të marrë rezultatin pozitiv. Nëse fitojmë, rriten edhe lojtarët në aspektin moral.

Derbi - Ndeshje të tilla nuk kanë nevojë për apel, secili lojtar e di mirë rëndësinë e kësaj ndeshje dhe rezultatit. Kam shumë besim që lojtarët që do zbresin në fushë do japin maksimumin në fushë për tre pikët.

Derbet luhen për t’u fituar, ne na duhen patjetër pikët. Por, edhe për tifozët, shpresoj t’ia dalim. Uroj shumë që tifozët të jenë të shumtë për të na mbështetur dhe t’i kthejmë buzëqeshjen, e më pas të festojmë të gjithë së bashku”, u shpreh Fagu, duke treguar se Najdovski nuk është në formë të plotë.

Me 51 pikë Partizani mban vendin e tretë, nëntë më pak se Egnatia kryesuese dhe një më pak se Vllaznia e vendit të dytë. Nga ana tjetër Tirana me 46 pikë ndodhet në vendin e katërt duke ndjerë kërcënimin e Dinamos që është në kuotë të njëjtë pikësh, por nuk e favorizon golavarazhi.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?