Ndalimi i dramës së Dokles,
Mihal Luarasi: Ngjarje hidhu

Ndalimi i dramës së Dokles, <br />Mihal Luarasi: Ngjarje hidhu
TIRANE - Pas zhurmës që shkaktoi drama “Shën Mëria e Beratit” e Namik Dokles, regjisori i njohur Mihal Luarasi ka reaguar në studion e A1 Report për mesazhet që sjell arti për raportet me politikën me qeverinë dhe me fenë. Luarasi, një regjisor që ka kaluar edhe vetë momente të vështira me censurën e egër për dramën e tij “Njollat e murrme” në komunizëm flet në studion e A1 Report me gazetaren Mira Kazhani dhe tregon se në një shtet demokratik kjo ngjarje që po ndodh e ka tronditur.

Ju vetë jeni nga Korça, zoti Luarasi. Si janë marrëdhëniet mes grupeve fetare në Korçë?

Bashkëjetesa fetare është shumë e mirë. Kanë dhënë e kanë marrë me njeri-tjetrin. Motra ime e madhe është martuar me myslimanë.

Megjithatë, besoj iu ka bërë përshtypje debati dhe reagimi i ortodoksëve për dramën “Shën Mëria e Beratit. Çfarë ju ka ngacmuar më së shumti?

Më së shumti unë u befasova hidhur për këtë gjë që ndodhi. Ishte diçka e papritur, e paimagjinueshme në një vend demokratik, siç është vendi ynë, që ketë tentativë ndërhyrjeje të këtij lloji për të ndaluar një spektakël teatror. Kjo edhe në diktaturë ndodhte vetëm kur fliste vetë diktatori personalisht. Të tjerët mund të bënin kritika ose reagime në shtyp, por askush nuk i ndalonte dot këto gjëra. Kur fliste diktatori, ai vetë i ndalonte këto gjëra. Kjo është bërë nga një grup njerëzish me përbërje të paqartë, nga një grup që ka ngelur i pakënaqur. Unë e njoh dramën shumë mirë. Nga kjo pikëpamje është befasi e hidhur një reagim i tillë. Unë e njoh dramën, dhe unë i njoh të gjitha dramat që shkruhen në gjuhën shqipe. Në dramë nuk ka asgjë të atillë siç pretendojnë. Është një dramë, një krijimtari artistike dhe nuk merret me fenë. Drama merret me konflikte njerëzore brenda ambientit të një kishe. A ka të drejtë që të ndalohet një vepër, qoftë nga pakënaqësia artistike ose letrare. Unë marr në këtë ditë që kemi biseduar me miq e me shok për këtë punë. Kam përmendur një vend interesant, siç është Italia që Vatikanin. Italia është një vend fetar. Megjithatë ka shumë botime të tilla në Romë si “Historia kriminale e Krishterimit”. Këtë libër unë e kam blerë në Romë. Në Demokraci nuk ka të tilla gjëra.

Ka një informacion që në minutat e para të shfaqjes kanë mbërritur disa klerikë dhe pak minuta më vonë kanë lënë sallën dhe kanë dalë. Të mjaftojnë pak minuat për të kuptuar qëllimin e një drame?
Jo është i kuptueshëm shumë qëllimi i atyre që kanë hyrë atje për të parë shfaqjen. Ai është shumë i qartë, është i njëjti si qëllimi i atyre që shkatërruan kishën e Elbasanit. Është i njëjti qëllim që të shkatërrohen ato institucione fetare që kanë lidhje me fenë, por që janë pjesë të identitetit tonë kombëtar. Kështu që kjo është një platformë. Nuk është publiku i Korçës që shkakton këtë gjullurdi. Në Korçë janë dhënë disa shfaqje shumë mirë, pastaj një ditë futet dikush dhe shkakton këtë gjullurdi për të shkaktuar një absurditet të tillë.

Vendimi i drejtorisë së Teatrit ishte i duhuri?
Jo nuk jam dakord me ketë, sepse zonja drejtoreshë pas takimit në Mitropoli tha se do ta rishikojmë. Jo ajo nuk duhet të thotë se do ta rishikojë, ka detyrë të vazhdojë shfaqjen. Drama ka një qasje historike dhe dihet se ç’bënte Patrikana Stambollit në Korçë. E kam lexuar disa herë deklaratën e Korçës, dhe thotë që atakohen klerikët dhe kjo është fyerje. Këtë e kemi pasur thënë në kohën e diktaturës. Ishte kështu, nëse në një dramë kritikohej një intelektual, atakohej gjithë shtresa. Domethënë në qoftë se në një dramë atakojmë një kasap, duhet të dalin gjithë kasapët e botës të reagojnë. Klerikët kristianë po dënohen në gjithë botën për faje seksuale me të mitur dhe askush nuk thotë se u godit kisha vetë. Kishën vetë e përfaqëson ai që është më i vjetri, dekani, plaku dhe ai që është përfaqësuesi i vërtetë....

(dh.h/eç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Ndryshimet në qeveri, Meta: Nga frika e ‘dëshmisë’ së Ahmetajt, Rama zëvendësoi 3 kukulla politike me 3 të tjera anonime

Ndryshimet në qeveri, Meta: Nga frika e ‘dëshmisë’ së Ahmetajt, Rama zëvendësoi 3 kukulla politike me 3 të tjera anonime