Ndaj ndalimit të biznesmenit Nikollaq Neranxi, ka reaguar edhe Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut.
Në një deklaratë për mediat nga PBDNJ, shkruhet se policia kapërceu limitet.
“Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut dënon pa ekuivok kapërcimin e limiteve gjatë veprimeve të Policisë së Shtetit ndaj biznesmenit N. Neranxi. Incidente të tilla të rënda manifestojnë arrogancën regjimore të pushtetit që po zëvendëson partneritetin me biznesin me represion dhe nënshtrim. Sidomos kjo për biznesmenë që artikulohen publikisht për politikat qeveritare. Kambanë alarmi për liritë qytetare. Duam të besojmë se origjina e biznesmenit të mos ketë qenë motiv rëndues i abuzivitetit shtetëror”, thuhet në deklatën e PBDNJ-së.
Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com